• |
ide | kryesore

Rama shmang çdo pyetje në lidhje me zhvillimet e ditëve të fundit

I pakategorizuar



Dalja e paralajmëruar e kryeministrit Rama para gazetarëve ditën e sotme është fokusuar vetëm te burokracia në administratën shtetërore.

Ndonëse pritet që ai të komentonte zhvillimet e ditëve të fundit, qysh nga deklaratata e amabasadorit Lu për bandat që sundojnë Shqipëri, kërkesa e PD-së për të shkuarën e dyshimtë të dy deputetëve, apo edhe tensionet e forta sot në seancen plenare, ku u përjashtua Lulzim Basha.

Rama para gazetarëve tha se qytetarët nuk do marrim më vetë certifikatat dhe pensionistët kartat e shëndetit, por do t’i sigurojë vetë institucioni i interesuar.

Sot ne jemi në një situatë të ndryshme nga ajo ku ishim vetëm pak ditë më parë kur qeveria e re filloi punën, pasi ka një numër të konsiderueshëm veprash që përkthehen në rrugëtim, pritje, në shpenzime që nuk duhet t’u kërkohen më qytetarëve nga shteti në pikat e shërbimeve, duke filluar nga certifikatat personale e familjare, përsëris thirrjen qytetarëve refuzoni çdo kërkesë për certifikatë me vete dhe të kërkojnë aty në sportel që cilido që iu kërkon një gjë të tillë ta bëjnë gati. Certifikatat familjare që janë në sistem sistem dhe nga sistemi në zyrat e shërbimit të shtetit do t’i nxjerrin pa asnjë qindarkë në kohë reale pa asnjë shpenzim, nuk ka asnjë aryse për të bërë një metër rrugë për pensionistët për kartat e shëndetit. Ne do heqim edhe dokumente të tjera nga përdorimi të panevojshme.” – tha Rama.

Rama shmangu çdo pyetje me zhvillimet e nxehta të ditëve të fundit. Biles kur një prej gezateareve të pranishme në kryeministri donte ta pyeste për aktualitetin, ai iu kthye: “Çfarë aktualiteti? Ky është aktualiteti.”