• |
ide | kryesore

PD, LSI dhe PR bëjnë ‘koalicion’ kundër Ramës: Të përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi

Arkiva, Lajme


një gjuhë vulgare fyeu Berishën, ndërsa atij i doli në mbrojtje Flamur Noka. Deputeti bllokoi foltoren, ku i bënte thirrje Ruçit që t’i jepej fjala Berishës. Fill pas këtyre momenteve të tensionit, kryeparlamentari Ruçi e pezulloi atë ditën e sotme nga Kuvend, ndërsa seancën e mbylli për ta rifilluar në orën 17:00.

KËRKESA E OPOZITËS:
Lënda: Kërkesë për përjashtimin nga seancat parlamentare
Drejtuar: Zotit Gramoz Ruçi
Kryetarit të Kuvendit Z. Ruçi
Gjatë zhvillimit të punimeve të seancës së sotme, sikurse keni qenë dëshmitar, kryeministri Edi Rama në mënyrë të përsëritur ofendoi deputetin Sali Berisha me fjalor vulgarë e të papranueshëm. Sjellje të tilla kryeministri ka demonstruar në mënyrë të vazhdueshme në seancat e Kuvednit, por për fat të keq nuk janë marrë masa. Përsa më sipër bazuar në Rregulloren e funksionimit të Kuvendit të Shqipërisë, në emër të Grupeve Parlamentare të Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Republikane kërkojmë përjashtimin e kryeministrit Edi Rama nga seanca.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *