• |
ide | kryesore

SHBA tërhiqet përfundimisht nga UNESCO

Arkiva, Planet



SHBA do të largohet nga organizata kulturore e OKB-së, UNESCO, pasi e akuzon për paragjykim të vazhdueshëm kundër Izraelit.

Sipas BBC, Departamenti i Shtetit tha se do të ngrinte një mision vëzhgues në organizatën me bazë në Paris për të zëvendësuar përfaqësimin e saj. Kryetarja e UNESCO-s, Irina Bokova u shpreh e keqardhur për këtë tërheqje.  

“Tërheqja e SHBA-së përbënte një humbje për “familjen e OKB-së” dhe për multilateralizmin” – u shpreh Bokova. Në vitin 2011, Shtetet e Bashkuara anulluan kontributin e tyre buxhetor në UNESCO, në shenjë proteste ndaj vendimit të saj për t’i dhënë anëtarësim të plotë palestinezëve.

Tërheqja e SHBA është gjithashtu e motivuar nga një dëshirë për të kursyer para, raporton BBC. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka kritikuar atë që ai e sheh si një kontribut joproporcional të SHBA-së ndaj institucioneve të OKB-së. Fondet amerikane financojnë 22% të buxhetit të rregullt të Kombeve të Bashkuara dhe 28% të paqeruajtjes së OKB-së.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *