• |
ide | kryesore

BE kundër Trump: Marrëveshja bërthamore me Iranin po funksionon

Arkiva, Planet


Bashkimi Europian ka reaguar në lidhje me propozimin e Donald Trump për të prishur marrëveshjen bërthamore me Iranin.

“Marrëveshja bërthamore me Iranin po funksionon shumë mirë dhe vazhdon që ta ndalojë vendin që të zhvillojë armët atomike”, tha shefja e politikës së jashtme për BE-në, Federica Mogherini.

Mogherini tha se asnjë vend nuk mund të prishë marrëveshjen që Britania, Franca, Gjermania, Rusia, Kina dhe BE-ja kanë firmosur të gjitha së bashku.

Trump është shprehur se “nuk mund dhe nuk do që të mbajë” një marrëveshje të tillë me Iranin dhe kërcënoi se do t’i japë fund asaj nëse Kongresi nuk propozon një marrëveshje tjetër më të mirë. Sipas Trump, kjo marrëveshje nuk po ndalon prodhimin e armëve bërthamore nga Irani, por po mundëson prodhimin e tyre në fshehtësi.

Para arritjes së marrëveshjes bërthamore me Iranin nga administrata e Barack Obamës, ky vend shihej si kërcënim për botën falë zhvillimit të shpejtë të armëve atomike dhe tensioneve në lindje, kryesisht me Arabinë Saudite, partneren kryesore të SHBA-ve në rajon. ©LAPSI.AL 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *