• |
ide | kryesore

Basha i kundërpërgjigjet Ramës: Ti solle krimin në Kuvend, je mik i përdhunuesit Elvis Roshi

Arkiva, Të fundit



Menjëherë pas fjalën se kryeministri Rama është ngritur të flaës kryetari i opozitës, Lulzim Basha. Basha ka vazhduar po me të njëtën linjë akuzash të ashpra ndaj Ramës dhe qeverisë së tij. Sapo doli në foltore, Basha u është drejtuar deputetëve të PS duke u thënë se pse po qeshin. “Për ça qeshni për ata që u vranë në Lushnjë, apo atë plakun që u vra nga plumbat” – iu është drejtuar Basha deputetëve të PS.

Le të çohemi këtu dhe të marrin kohën e parlamentit për të dërdëllitur këtu për një përpjeke të mjerë pet të fshehur lepurin e bardhë që po rritet në bark. Deputetët e tij qeshin nga zori, për ça qeshni për ata që u vranë në Lushnjë, apo atë plakun që u vra nga plumbash. Apo për atë 8-vjecarin që u vra në Vlorë me tritol o Kukulla pa integritet. Keni njollosur për një jetë të tërë dhe disa anë punuar, por si lë ky” – tha Basha.

Po ashtu Basha tha se Rama solli në Kuvend njerëzit e krimit të cilët janë të dënuar për prostitucion dhe vrasje. Ai ka përmenduar emrin e ish-kreut të bashkisë së Kavajës Elvis Roshi si përdhunues.

I keni pasur këtu dhe i keni akoma këtu njerëzit e krimit, nuk ka nevojë të tregoj foto. Janë të dënuar për drogë, për prostitucion, për vrasje. Rama i bëri deputet dhe i solli këtu në këtë sallë. Ata për përdhunim i bëri kryetarë bashkie. E harruat Elvisin? Më pyetën ca çfarë është Griselda? I thashë që është një vajzë që i futën jastëk në bark dhe më pas thanë që ja futi në bark krimi. U vërtetua se Elvis Roshi, mik i Edi Ramës ishte një përdhunues. E dini që nuk keni parti në Lezhë apo se dini? Qani hallin e PD-së. A e dini që shumë degë të partisë suaj i sundon krimi dhe kriminelët? Po kur iu ngrenë pistoletat në mbledhjet e kryesisë tuaj banditët, kjo ndodh edhe në degë. Këtë e keni dhuratë nga Edi Rama. Nuk ka dhënë një shpjegim se pse dy të dyshuarit kryesorë të Elbasanit ndodhen në Holandë. Pse u fsheh kërkesa e Interpol për Durim Keçin u fsheh dhe e nxorre vetëm para se të ikje në Itali dhe e dije që do haje thupra?” – tha Basha.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *