• |
ide | kryesore

Vlorë, grabitet nën kërcënimin e armës një karburant nga dy persona të paidentifikuar

Arkiva, Lajme



Një roje karburanti ka rënë pre e grabitësve gjatë mbrëmjes së kaluar në Vlorë. Roja i karburantit Xh.L pretendon se dy persona të paidentifikuar nën kërcënimin e armës i kanë vjedhur një shumë parash prej 35 mijë lekësh të reja. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:15 në fshatin Qishbardhë.

Më datë 17.10.2017 rreth orës 05:15, Salla Operative Vlorë është njoftuar prej shtetasit Xh.L., roje në një pikë karburanti në fashatin Qishbardhë, se i kanë shkuar dy shtetas të paidentifikuar të cilët nën kërcënimin e armës i kanë marrë (vjedhur) një shumë vlerash monetare prej 35 mijë lekë të reja. Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli dhe po vazhdon krehjen e zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve”, – thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *