• |
ide | kryesore

Kapet 10 ton kanabis në Vlorë, i pikasi SHISH një vit më parë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Sekuestrohen 10 ton drogë në Babicë të Vlorës. Burime të besueshme të lapsi.al i thanë këtë operacion antidrogë e drejton Prokuroria e Krimeve të Rënda. Mësohet se për këtë rrjet të trafikut ka qenë i pari Shërbimi Informativ Shtetëror ai që ka referuar të dhëna rreth një vit më parë në Prokurori. Nga ana e saj prokurorët kanë vënë në përgjim disa persona të cilët janë edhe pjesë e grupit të Habilajve. Policia lokale është njoftuar vetëm në momentin e fundit.
Operacioni ka pasur si qëllim edhe arrestimin e personave të cilët janë shpallur në kërkim nga pala italiane mes tyre dhe vëllai i Moisi Habilajt, Florian Habilaj. Sipas të njëjtave burime të lapsi.al gjatë aksionit antidrogë në fshatin Babicë po ushtrohen kontrolle në të paktën 10 banesa të ndryshme. Sipas policisë, objektiv i kontrolleve dhe i operacionit kanë qenë persona të përmendur në dosjen ‘Habilaj’. Ende nuk bëhen të ditur emrat e te ndaluarve ne Babicë. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. C;jane keta lloje prokuroresh qe nuk dine ca kane per detyre te bejen, shkolla ketyre e deshtuar, sikur jane reportere keta njoftojn direkt redaksin se ka dale nje lajme tejet i rendesishem, pika qe si bie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *