• |
ide | kryesore

Kapet 10 ton kanabis në Vlorë? Policia hesht, priten arrestime të bujshme

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një operacion është duke u zhvilluar nga policia e Vlorës në këto momente. Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi një video ku tregoheshin thasë të mbushur me kanabis dhe disa bidonë. Lapsi.al tentoi të lidhet me disa zyrtarë të policisë së Vlorës, por ata nuk kanë pranuar të japin asnjë detaj.

Burime zyrtare në polici thonë se operacioni po drejtohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe forca policore të mbërritura nga Tirana të cilat duket se kanë shmangur policinë lokale.

Burime jo zyrtare thonë se pritet të ketë arrestime të bujshme dhe për këtë shkak askush nuk po jep detaje. Ish-kryeministri Berisha tha se droga u zbulua në Babicë e vogël në shtëpinë e Armand Koçerrit, mik i Habilajve. Vila e këtij personi ishte e ruajtur me kamera dhe sistem sigurie. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. ku ka polici ne qelbsiristanin e te droguarit ,bastardit e kokpalarit rama.ka vrases,roje kriminelesh,prostitut,hajna.ai deputetet i zgjodhi nga grupi i vrasesve e prostitutve e lere policet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *