• |
ide | kryesore

Detajet e reja/ Aksioni me 70 efektivë i befasishëm, nuk u lajmërua as policia e Vlorës

Arkiva, Të fundit



Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni blic i policisë në Babicë të Vlorës mbrëmjen e djeshme, ku u gjetën 4.5 ton drogë. Pas aksionit të policisë, dhe sekuestrimit të lëndës narkotike, situata duket e qetë, dhe të vetmit që hyjnë në banesë, janë të afërmit e Armand Koçerrit.Mësohet se rreth 70 efektivë të Delta Forcë dhe të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, u angazhuan për sekuestrimin e lëndës narkotike në Babicë.

Lënda narkotike ka qenë e fshehur në katin e parë të vilës 2-katëshe. Mësohet se aksioni i policisë ka qenë i befasishëm, pasi nuk i është dhënë informacion as policisë së Vlorës. Në këtë zonë janë rreth 5 shtëpi, ku banojnë persona të afërt me njëri-tjetrinm bën me dije News24.

Mësohet se vila është e rrethuar me sistem alarmi dhe sigurie. Ende nuk bëhen të ditura informacione të detajuara mbi këtë operacion, ndërsa as vetë familjarët e Armand Koçerrit, nuk kanë dashurë të prononcohen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *