• |
ide | kryesore

Droga e Habilajve, kryeprokurori Llalla në orën 11:00 në prokurorinë e Vlorës e më pas të Lushnjes

Arkiva, Të fundit



Pas kapjes së sasisë së madhe prej 4.5 ton kanabis, siç bëri me dije policia, prokurori i përgjithshëm, Adriatik Llalla do të jetë sot në orën 11:00 në prokurorinë e Vlorës. Gjithashtu, Llalla, pas Vlorës mësohet se do të shkojë edhe në prokurorinë e Lushnjes.

Ndërkohë më herët, prokuroria e përgjithme u shpreh në një njoftim se droga e sekuestruar ishte pjesë e një hetimi që kishte disa muaj që kishte nisur. Sipas prokororisë, kjo lëndë narkotike ishte kultivuar, përpunuar magazinauar dhe ishte bërë gati për tu shitur nga disa persona, pjesë të bandës kriminale të Habilajve.

Po ashtu, prokuroria po zhvillon hetime intensitet të lartë, për zbulimin e të gjithë personave të përfshirë në grupit kriminal. Hetimi është zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet ndërkombetare dhe me shërbimet inteligjente.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *