• |
ide | kryesore

FNSH operacion në Vlorë, arreston një tjetër të shumë kërkuar

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Vlorës dhe FNSh e Fierit vijojnë operacionet dhe kontrollet në akse rrugore dhe lokale nate për arrestimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjatë mbrëmjes së djeshme janë arrestuar Fredi Hoxhaj, 42 vjeç.

42 vjeçari  banues në fshatin Rromës, Bashkia Selenicë ishte shpallur në kërkim Ndërkombëtar, nga Gjykata e Catanzaros, Itali për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Pjesmarrje në organizatë kriminale”.

Si dhe gjatë kontrolleve të ushtruara në akset rrugore dhe lokalet e natës, në një lokal nate u arrestua në flagrancë shtetasi Musto Kapaj, 26 vjeç, banues në fshatin Gjorm – Vlorë, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” të parashikuar nga neni 279 i Kodit Penal, pasi ju gjetë me vete një armë e ftohtë, thikë.

Detajet e operacionit u bënë publike nga drejtori i policisë së Vlorës,  Gentian Shehaj.

Policia i bën apel qytetarëve që kanë informacion apo konstaton veprimtari antiligjore të telefonojë falas në numrat 112 ose 129, duke u garantuar anonimatin dhe një reagim të shpejtë dhe të ashpër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *