• |
ide | kryesore

Marrëveshjet me Rusinë/ Obama dhe Klinton nën hetim nga kongresi

Arkiva, Planet


Kongresmenët republikanë ngritën dy komisione hetimore, në fokus të të cilëve do të jenë drejtuesit e lartë demokratë.

Komisioni i parë do të hetojë marrëveshjen e vitit 2010 të administratës Obama me Rusinë, që parashikonte shitjen e 20% të uraniumit amerikan.

Një komision paralel do të shqyrtojë vendimin e FBI-së për të mos akuzuar ish-Sekretaren e Shtetit Hillari Klinton për përdorimin e email-it privat për çështje zyrtare.

Presidenti Trump prej kohësh ngre zërin për këtë çështje. Në një postim në rrjetet sociale, shefi i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se “marrëveshja e uraniumit me Rusinë, me ndihmën e Sekretares Klinton dhe vetëdijen e administratës Obama, është historia më e madhe që Mediat e rreme”, siç i quajti Trump, nuk duan ta ndjekin.

Demokratët e kanë quajtur nisjen e hetimeve si një diversion të madh dhe përpjekje për të mbuluar rrezikun kombëtar që paraqet Rusia nën administratën Trump.

Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump është akuzuar vazhdimisht për lidhje me Kremlinin, por këtë herë nën hetim do të shkojnë demokratët.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *