• |
ide | kryesore

SHBA rihap dyert për refugjatët, me përjashtim të 11 vendeve

Arkiva, Planet


Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të pranojnë sërish refugjatë, pas katër muajsh pezullim. Sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë, kufijtë amerikanë do të hapen për të gjithë venden, përjashto 11 të cilat konsiderohen si me rrezikshmëri të lartë.

Përgjegjësit e administratës Trump kanë refuzuar që të përmendin 11 vendet që vazhdojnë të jenë të përjashtuar por janë bazuar në një listë që daton në vitin 2015, në kohën e Barack Obama, ku përcaktohej se qytetarët e këtyre vendeve duhet të ishin objekt i një kontrolli më të thellë.

Ky ndalim i përkohshëm ka qenë objekt i një sage të gjatë juridike që prej shpalljes nga Donald Trump kur hyri në Shtëpinë e Bardhë në janar, të një deikret që vazhdon të shkaktojë polemika.

Presidenti demokrat Barack Obama kishte fiksuar limitin në 110 000 refugjatë për vitin fiskal 2017 që përfundoi më 30 shtator.

Me të ardhur në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump kishte ulur këtë nivel në 53 000 duke u përpjekur që të pezullojë krejtësisht programin. Për vitin 2018, Trump e ka ulur edhe më shumë ktë numër në 45 000 refugjatë. ©LAPSI.AL 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *