• |
ide | kryesore

Skandali i Edi Ramës/ Gazetarët duhet t’a bojkotojnë kryeministrin

Arkiva, Kryesore, Lajme



Kryeministri Edi Rama regjistroi sot aktin më të rëndë të një zyrtari të lartë kundër mediave dhe gazetarëve, duke i atakuar ata nga pozita e kreut të qeverisë dhe duke i ofenduar publikisht gjatë ushtrimit të detyrës së tyre.

Fjalori i kryeministrit, i denjë për një individ që vjen nga rruga dhe jo nga vota e qytetarëve, kaloi çdo kufi etik duke u shndërruar në një agresion të hapur ndaj gazetarëve. Ky sulm përngjan me ato që organizatat kriminale kanë përdorur në Italinë e viteve të përplasjes me Mafian, për t’u mbyllur gojën gazetarëve.

Eshtë e vërtetë që kryeministri sot është në hall, por ky hall i tij nuk buron nga puna që bëjnë qindra gazetarë, në kushte mjaft të vështira, për të informuar publikun. Sot duhet të ishte dita kur kryeministri do duhej të dilte me kokën ulur dhe t’u kërkonte falje atyre reporterëve që, shpesh duke rrezikuar edhe jetën e tyre, kanë informuar për katër vite me radhë për trafikun e drogës, për bandat që kontrollojnë territorin e vendit, për makinën e numrit dy të qeverisë që përdorej nga një organizatë kriminale, për avionët e drogës që uleshin e ngriheshin me bekimin e policisë, për deputetët e tij që kërkoheshin ndërkombëtarisht për krime, për ngjarjet në Elbasan, Lushnje, Vlorë, etj, për korrupsionin dhe koncesionet e turpshme të klientëve të qeverisë… Kryeministri duhet të kërkonte falje që këto raportime, që u vërtetuan botërisht, me zë, figurë dhe presh në duar dhe që ai sot i quan thjesht gabime, dikur i cilësonte baltë, kazan, shpifje, sulme, etj.

Të gjithë e panë që kazani nuk ishin mediat dhe gazetarët, por qeveria, të cilës sapo iu hap kapaku, mbyti me erën e saj gjithë vendin. Kazani sigurisht nuk janë mediat, por ata që flirtojnë me kriminelët, që bëjnë fushatë me ta, udhëtojnë me ta dhe ndajnë paratë me ta. Dhe për këtë nuk duhet ndonjë dije e posaçme nga ato që predikon i dituri kryeministër, mjafton të shohësh faktet. Mjafton të shikosh se si në katër vjet, krimi është ulur në Kuvend, qeveri e bashki. Këtë fenomen nuk e pollën gazetarët, ata vetëm po tregojnë se ku e ka burimin kriminalizimi që ka mbërthyer vendin.

Kryeministri do duhej t’i falenderonte gazetarët për punën që kanë bërë, sepse sot ishte dita e tyre. Por ai nuk mund ta bëjë një gjë të tillë, sepse në krye të gjithë këtij degradimi qëndron ai vetë dhe sepse çdo shqiptar sot e ka të qartë vlerësimin për profesionistët e medias dhe propagandën manipuluese të qeverisë. është publiku dhe jo Edi Rama, ai që gjykon punën e gazetarëve. Edi Rama nuk ka as kompetencën ligjore të ndërhyjë në një pushtet tjetër dhe as aftësinë intelektuale për të vlerësuar apo për të dhënë leksione gazetarie. Ai di të bëjë vetëm propagandë, madje edhe kur kapet mat.

Por sot, agresioni i Ramës ndaj mediave e kaloi kufirin e propagandës. Ai u kthye në një sulm të hapur dhe intimidues, pikërisht për t’u mbyllur gojën gazetarëve që sot duhet të ndihen krenarë sepse puna e tyre në katër vjet triumfoi mbi manipulimet dhe propagandën e shpifur të kryeministrit. Kjo ndërhyrje brutale e kreut të qeverisë, e padëgjuar në një vend normal demokratik, duhet të jetë një këmbanë alarmi për të gjithë diplomatët e huaj që janë në Tiranë. Sepse provon në radhë të parë se pas gjithë aferave në qeveri qëndron vetë kryeministri dhe sepse së dyti, një politikan që sulmon mediat është i aftë të bëjë gjithçka. Nëse deri dje kanë ngurruar të flasin për hir të “stabilitetit”, sot është në nderin e tyre të ngrenë zërin në mbrojtje të shtypit të lirë në Shqipëri.

Në çdo vend tjetër në Europë, gazetarët do t’i kishin larguar mikrofonat në shenjë proteste ndaj fyerjeve të një kryeministri. Në Shqipëri, ku kryeministri kontrollon një pjesë të pronarëve të mediave, (tani do të bëjë edhe kryeredaktorin) një gjë e tillë është e vështirë. Gazetarët jetojnë nga puna e tyre dhe ndihen realisht të kërcënuar, por dinjitetin e tyre nuk mund ta nëpërkëmbë një kryeministër dhe aq më pak një kryeministër si Edi Rama. Ai duhet bojkotuar.© Lapsi.al

 



9 Comments

  1. Po ju pse nuk e bojkotoni? Gjithe faqja juaj vetem artikull per Ramen ka. Nuk thoni shyqyr zoti qe u jep pune me lajmet qe ben edhe ankoheni !!

  2. Si i tha Sala Prokurores”lavirja e bulevardit”,vetem Gazidedja ju vinte hakut ,me te rrahura,me te vrare dhe pastaj shtypi i lire.Qe gazetat jane bere nevojtore fare kjo shihet cdo dite,qe Fevzo eshte bere si KryeGjithcka,edhe kjo dihet,por harrohet se asgje te re nuk prodhohet.Ne jemi mesuar me keto ngjarje dhe nuk na ben pershtypje fare edhe sikur Rama te nxirrte palloshin gazetareve,sepse Sala i ka konsumuar te gjitha,s’ka ngele gje ne fytyre te dheut pa u dhjere fare.Demokracia e telendesor e Saliut,ka bere qe njerzit me mire duan nje pehlivan se sa nje diktator gjaku.

  3. Shume mire ua beri Rama gazetareve,pasi edhe ata jane ne nje mase te madhe fajtore per gjendjen ku ndodhet Shqiperia,pasi ata veprojne symbyllurazi sic I udhezojne “padronet”dhe dezinformojne opinionin publik me lajmet e tyre te rrema,thjesht kryeministri iu perplasi ne fytyre te verteten…

  4. Ta kishte bere Saliu kete fyrje, Merja Therje e Kotherja, Vosilofakaja, Çilofcki, Nonovici, Qofakofski etj se nuk mundem me i kujtu tash per tash te gjithe te gjithe keta mengjarashe, namin do kihin bere, po ja qe namsat u squllen si

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *