• |
ide | kryesore

Batuta e Edi Ramës për amerikanët, në takimin me trafikantët e drogës

Arkiva, Lajme, Të fundit


Në dëshminë e Antonio Nazerajt, ish oficer i Antidrogës në Fier përmendet një takim që vetë Edi Rama ka pasur me trafikantët e drogës dhe të dyshuar për akte kriminale. Qëllimi i takimit, sipas Nazerajt ishte t’i falenderonte  për mbështetjen që i dhanë në zgjedhje. Informacionet e agjentëve të policisë për takimin kanë qenë të detajuara. Nazeraj tregon një batutë të kryeministrit mes njerëzve të krimit. Lexoni më poshtë një pjesë nga intervista me Basir Çollakun:

Antonio Nazeraj: Me sa me kujtohet ka pas takime të ndryshme, nga ish-kreu i Partisë Socialiste sot kryeministër, me disa trafikantë, në një hotel në Tiranë, nga gjitha rrethet e vendit, por mes tyre kanë qenë dhe persona me precedentë penalë nga qarku i Fierit
Basir Çollaku: Ju nga e morët vesh?
Antonio Nazeraj: Po ne ngaqë ndiqnim trafikantët nga qarku ynë kishim goxha të dhëna, nga trafikantët apo njerëzit afërt të tyre, kish mbledhur për t’i falënderuar pas zgjedhjeve parlamentare dhe për t’u lënë detyra të mëtejshme. Në një moment hyn një insekt që zhurmoi aty dhe në atë moment kryeministri ka thënë: Pushoni se po na ndjek, na përgjon amerikani…! E kanë qeshur bashkërisht… personi ka qenë njëri nga të afërmit e trafikantëve.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *