• |
ide | kryesore

“SHBA në anën e prokurorëve, Rama një i dëshpëruar” Basha optimist pas takimit me Donald Lu

Arkiva, Lajme, Të fundit


Për Lulzim Bashën interpretimi që i bën Edi Rama mesazhit të ambasadorit amerikan është shprehje e dëshpërimit që e ka kapur kryeministrin në këtë moment. Basha përmendi emra të tjerë që rrethojnë Ramën, për të treguar se problem është vetë ai.
“Ky është një qëndrim i dëshpëruar i Ramës, SHBA-te kanë folur qartë. Ju mund të shikoni se si ata mbështetin Prokurorët dhe gjykatësit. Qëndrimi i Ramës është i dëshpëruar. Rama vazhdon të jetë pjesë e problemit dhe nuk pranon të bëhet pjesë e zgjidhjes. Saimir Tahiri nuk është e vetmja hallkë. Arben Ndoka, Armando Prenga, Elvis Rroshi dhe Vangjush Dako janë hallkat e tjera” u shpreh kreu i PD-së.
Basha dukej optimist pas takimit që pati me ambasadorin Donald Lu. Sipas tij, “lufta sapo ka filluar”.
“Tahiri nuk do t’i shpëtojë drejtësisë. Të çmontojmë narko -shtetin. Kjo përpjekje është një luftë që sapo ka filluar. PD do të ketë rolin e saj të rëndësishëm, në veçanti ndaj Prokurorisë dhe Gjykatave të vendit. Në planin legjislativ për të zhveshur shtetin nga narko-mafia. Narko-shteti ka depërtuar në çdo qelizë. Kjo është një përpjekje që është në bashkëpunim me partnerë strategjik. Ne jemi shumë të inkurajuar për sa i përket të ardhmes së vendit, që kalon vetëm nga çmontimi i narko-shtetit. Edi Rama mbrojti Saimir Tahirin”, tha Basha.
Më herët kreu i PD-së pati një takim me ambasadorin Donald Lu , me të cilin bisedoi për bllokimin e arrestimit të Saimir Tahirit. Qëndrimi i Donald Lu nw lidhje me Saimir Tahirin u interpretua si mbështetje për qeverinë nga Edi Rama, që edhe e falenderoi ambasadorin.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *