• |
ide | kryesore

Presidenti i PE-së: Askush në BE nuk do ta njohë pavarësinë e Katalonjës

Arkiva, Planet, Të fundit


Pas shpalljes së pavarësisë së Katalonjës, presidenti i Parlamentit Europian është shprehur se askush në Bashkimin Europian nuk do ta njohë pavarësinë.

“Shpallja e pavarësisë është në kundërshtim me shtetin e së drejtës, kushtetutën e Spanjës dhe statusin e autonomisë së Katalonjës, të cilat janë pjesë e rendit ligjor të Bashkimit Evropian”, shkruan në Twitter Antonio Tajani, presidenti i PE-së.

Pas këtij vendimi senati spanjoll autorizoi qeverinë për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që i heqin autonominë Katalonjës.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *