• |
ide | kryesore

Pas shkarkimeve të drejtorëve të burgjeve, Rama njofton të interesuarit për 24 vendet e lira

Arkiva, Lajme, Të fundit


Kryeministri Edi Rama ditën e sotme e ka nisur me një njoftim. Ai i ka ftuar të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në konkursin për vendet vakante të Drejtuesve në 24 Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

 

 

 

Në një status në Facebook, kreu i qeverisë lajmëron se afati i fundit i aplikimit është data 12 nëntor.

 

“MIRËMËNGJES dhe ju uroj një ditë të mbarë me nxitjen që të merrni pjesë në konkurimin e hapur për vendet vakante të Drejtuesve në 24 Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

Për të gjithë të interesuarit, afati i fundit i aplikimit është data 12 Nëntor dhe për t’u njohur me kushtet dhe kriteret e kandidimit në këtë proces të radhës transparent të konkurrimit publik, të bazuar në parimin e meritokracisë, mjafton një klikim në: www.drejtesia.gov.al” – shkruan Rama në Facebook.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *