• |
ide | kryesore

Spanja nis ‘gjuetinë’ e separatistëve katalanas, Presidenti i Katalonjës largohet nga vendi

Arkiva, Planet, Të fundit


Sikurse ishte paralajmëruar prej kohësh, prokuroria spanjolle formuloi akuzat për rebelim dhe kryengritje ndaj krerëve politikë në Katalonjë. Akuzat, për të cilat dënimi në Spanjë shkon deri në 30 vite heqje lirie, rëndojnë edhe mbi presidentin rajonal, Carles Puigdemont.

Në akuzën e prokurorisë spanjolle theksohet se zyrtarët katalanas kanë prodhuar krizë institucionale që kulmoi me shpalljen e njëanshme të pavarësisë, në shkelje të plotë të kushtetutës. Kujtojmë që Gjykaka Kushtetuese Spanjolle e shpalli joligjor referendumin e 1 tetorit që inicioi këtë lëvizje destabilizuese për ekonominë e katërt të eurozonës, shkruan Lapsi.al.

Megjithatë kryeprokurori sqaroi se nuk ka kërkuar masën e arrestit për presidentin Puigdemont dhe bashkëpunëtorët e tij. Sipas tij, vendimi i takon gjykatës së Madridit, e cila do të dëgjojë të pandehurit përpara se të shprehet.

Sipas të përditshmes katalanase El Mundo, presidenti Puigdemont ka lënë Katalonjën dhe ndodhet në Belgjikë, por nuk bëhet e ditur nëse është arratisur për shkak të masës nga prokuroria spanjolle.

Kryemisnistri Mariano Rahoi po përpiqet që gjithë procesi i shkarkimit të krerëve katalanas të mos i ngjajë një pushtimi i Katalonjës. Kjo, me shumë mundësi, do të provokonte një rezistencë popullore. Kujtojmë se mbi 90% e votuesve të referendumit për pavarësi të një tetorit në Katalonjë votuan pro shkëputjes nga Spanja.

Spanja është e zhytur në krizë politike pas shpalljes së pavarësisë nga parlamenti katalanas që u shoqërua nga vendimi i Senatit për t’ia kaluar qeverisë qendrore vendimmarrjen në Katalonjë. ©LAPSI.AL 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *