• |
ide | kryesore

Mediat italiane “masakrojnë” Hysajn pas humbjes së Napolit nga Manchester City

Arkiva, F1, Sport

Të mundur, por me “kokën lart”. Është kjo kryefjala e medieve pranë Napolit pas humbjes 2-4 që skuadra e tyre pësoi në fushën e saj nga Manchester City. Në këtë takim luajti për 90 minuta edhe mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj. Fillimisht ai u aktivizua në krahun e të djathtë të mbrojtjes ku luan gjithmonë por dalja e Ghoulam në minutën e 31-të të pjesës së parë kur napolitanët kryesonin rezultatin i përkeqësoi gjërat. Në fushë u fut Maggio që zuri krahun e Hysajt ndërsa shqiptari kaloi në të majtë ku has gjithmonë vështirësi.
“Napoli Magazine” i jep Hysajt notën më të lartë nga të tjerat, 6 duke shkruar se “bëri gjithçka në krahun e tij dhe mund të dalë me kokën lart”. Por nuk janë treguar kaq të mira me të mediat e tjera italiane.
“Calciomercato.it i jep Hysajt notën 5 duke shkruar se “kundër Sané ishte një duel shumë i bukur, por më pas për “arsye madhore” kaloi në krahun e majtë dhe luftoi kundër një Sterling në formë fantastike. Gabimi i tij çoi në barazimin 1-1 pasi e humbi kohën e kërcimit me kokë duke bërë që Otamendi të ngrihej nga pas dhe ta parakalojë. Edhe në pjesën e dytë u shkatërrua nga Sterling”.
“Sportface” i jep Hysajt gjithashtu notën 5 duke shkruar se “në fillim të ndeshjes ishte në djathtë ku nuk shtynte shumë përpara. Në pjesën e dytë kaloi në të majtë ku Sterling e xhiroi disa herë në driblime dhe shpejtësi. Në 2 ose 3 raste mund të ndërhynte me faull kundër Sanè”. ©LAPSI.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu