• |
ide | kryesore

Dosja me emra që solli ministri italian, tronditet qeveria

Kryesore, Lajme



Marko Miniti solli në Tiranë një dosje të detajuar, me të dhëna konkrete për kokat e trafikut të drogës nga brigjet shqiptare drejt Italisë. Fatmir Xhafaj preferoi ta presë i vetëm në zyrë homologun italian. Informacioni u mbajt i fshehtë për Haki Çakon.
Mosbesimi për Policinë e Shtetit nuk është risi. Ra në sy edhe në aksionin e Babicës, kur u godit magazina e kanabisit të Habilajve. Përgjimet iu dërguan ekskluzivisht Prokurorisë.
Mbetet për t’u parë si do të reagojë qeveria shqiptare pasi u njoh me materialet që solli Marko Miniti në Tiranë.
Dilema për t’i goditur apo jo kokat e trafikut të drogës, që mbushën Italinë me kanabis u vu re edhe në fjalimin e Fatmir Xhafajt sot. Ministri ynë i Brendshëm i tha italianëve se fajin për trafikun e miliona eurove drogë, e kishin fermerët e gënjyer dhe policët që heshtën.
Vetë Edi Rama nuk preferoi të njihet me materialet që solli Marko Miniti në Tiranë. Kryeministri fluturoi në Marok, për “në edicionin e 10-të të Konferencës së Politikave Botërore”.


Por mungesa e Ramës ka qenë e parashikuar. Lulzim Basha u ftua në rezidencën e ambasadorit italian në Tiranë. Një kopje e dosjes ishte përgatitur edhe për kreun e Partisë Demokratike.
Loja është e qartë; Nëse qeveria nuk vepron, në media priten të dalin të tjera përgjime dhe prova që implikojnë njerëz të rëndësishëm pranë Ramës.


Pikërisht për këto foli edhe Marko Miniti para policëve shqiptarë kur i tha se “në Europë, Itali, Shqipëri, nuk ka të paprekshëm”.© Lapsi.al



17 Comments

  1. Epo shqiptaret jane e keqja e vetes.Ne vend qe te thone shyqyr per kete bashkepunim ,do nxjerrin ndonje budallallik sa per te thene..

  2. Dhe ta kishit menduar më pak do kishit nxjerr një lajm më të besueshëm se ky. Po të ishte tronditur shqipëria nuk do kishit bërë një pseudo artikull me dy paragraf.

  3. Eeeee teori konspirative? Kshu te bej nga mengjesi ne dark une. Ndonje fakt keni apo vazhdoni me më the të thash.

  4. Normal doo beni lajme juu qofte dhe me t genjyer..e ka mire ai qe thote kazan. Jepni lajme mos beni interpretime te supozuaraa

  5. Me ne fund nje proces i denje per te zhdukur nje here e mire te gjithe kriminelet dhe per tju dhene pse jo dhe nje goditje perfundimtare.

  6. Po ku i merrni keto apo izmendoni dhe i shkruani jeni bere me keq se berisha me tarin dixhital Hahahahaha

  7. Se kuptoj se si nje media trillon gjera per te fyer punen e shtetit ku ben pjese .Jeni kaq kot dhe te ulet sa shpifni per lajme te rreme

  8. Po ceste kjo ore se une nuk degjova asgje te tille nga ato qe thane ne konferenca.Lajme pafund per disa klikime.

  9. A llogjikoni o njerz? Na ne shkoder thojm i marr me qeder.. si nk e kuptut se aj zog gomarit Po e qon kyt popull n’greminë. Po popullit mir ti bahet se rrehet per 50 EU te qelbuna e vun pasojat per 4 vjet. Nk kisha pa najher popull ma t’rash se popullin Shqiptar

  10. Ridhjerjes i erdhi fundi. Rama do e pesoje shume keq. Problemi eshte se kush do e marre ne dore shqiperine se ky vend nuk behet nga shqiptaret gjysem turq gjysem haxhi qamila

    1. Cilet gjysem turq sheh ne qeveri? Qeveria e parlamenti qe shkoji jane kryesisht katolik e ateiste sekular. Po ty te qi serbi e shan turkun. Te qine keta te tute e prape shan turkun. Ky vend u themelua nga Shqiptaret gjysem Turk, me Ismail Beun ne krye. Per ate e ke fjalen qe kerkon ta ofendosh?

  11. Qorr Tahiri vogel do dhuroje tjera surpriza. Eshte Financieri i Rilindjes per keto 4 vjet nepermjet pareve qe i vinin nga eksporti droges. Tani Rama ate Drurin e Shtrember Tahir nuk mund ta largoje dot. Do ti futet ky Dry i Shtrember Rames ne bythe der ne musteqe. Do shohim tjera qyfyre Made in Rilindje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *