• |
ide | kryesore

Avokati i emigracionit Both: E pamundur t’i jepet fund Lotarisë Amerikane, është ligji ai që vendos, jo Trump

Lajme, Të fundit



Lajmi se presidenti Donald Trump do t’i japë fund programit të Lotarisë Amerikane ka alarmuar shumë persona anembanë botës që shpresonin të shkonin në Amerikë me atë të kësaj lotarie. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, avokati amerikan i emigracionit, Kieran Andreë Both sqaron opinionin publik duke theksuar se mbyllja e lotarisë është diçka e pamundur. Sipas tij, kreu i Shtëpisë së Bardhë mund të thotë shumë gjëra, por në Shtetet e Bashkuara është ligji ai që vendos.

Më tej, avokati tregon se në bazë të statistikave, brenda 5 vitesh mbi 10 mijë shqiptarë kanë fituar të drejtën për të jetuar në Amerikë, falë aplikimeve në këtë program. Ndërkohë, Both nënvizon se arsimi i mesëm apo përvoja e punës janë dy nga kriteret bazë për t’u shpallur fitues e paralajmëron të interesuarit që të kenë kujdes gjatë aplikimit në disa pika të caktuara.

Presidenti Donald Trump mund të thotë shumë gjëra. Propozimi i presidentit ka shkuar për t’u shqyrtuar nga Kongresi, por në Amerikë është ligji ai që vendos. Është e pamundur që programi i Lotarisë Amerikane të shkojë drejt mbylljes.” – thekson avokati amerikan i emigracionit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *