Futbolli grek përfshihet nga një skandal trukimesh. 28 persona janë vënë nën akuzë nga Këshilli i Gjyqtarëve të Lartë dhe do të dalin para gjykatës. Në listën e gjatë të të akuzuarve ka dhe zyrtarë të lartë të Federatës greke të Futbollit (EPO), arbitra, trajnerë dhe ish-futbollistë nga klubet e Levadiakos, Panionios, Verias apo Atromitosit të Athinës. Midis tyre ndodhet edhe presidenti i Olimpiakosit, Evangelos Marianikis. Ai akuzohet se ka dorë në formimin e një bande që trukonte ndeshje.
Skandal trukimesh në futbollin grek, 28 persona nën akuzë bashkë Presidentin e Olimpiakosit
F1, Sport
![](https://lapsi.al/wp-content/uploads/2017/11/nintchdbpict0003200891731.jpg)