• |
ide | kryesore

Aksidenti i frikshëm, pllaka e mermerit bie mbi veturë, vdes 24-vjeçarja (VIDEO)

Kryesore

Një aksident i frikshëm ka ndodhur sot në aksin rrugor Lushnje-Berat. Një automjet tip ‘Peugot’ me të cilin udhëtonin 4 persona është zënë poshtë nga një pllakë e madhe mermeri, e cila po transportohej prej një kamioni. Shkaqet e aksidentit janë ende nën hetim, por nga të dhënat paraprake mësohet se pllaka e mermerit nuk ishte e fiksuar si duhet sipër kamionit.


Në ecje e sipër ajo ka lëvizur dhe për fat të keq i ra sipër veturës. Viktima e kësaj ngjarje tragjike është një vajzë 24-vjeçare, e quajtur Erinalda Isufaj.


I plagosur rënë ka mbetur edhe drejtuesi i veturës. Ndërkohë policia ka shoqëruar drejtuesin e kamionit dhe po heton rrethanat e ngjarjes. Lapsi.al sjell më poshtë videon pak pas ngjarjes, ku siç shihet janë pamje vërtet të rënda.

Informacioni i dhënë nga policia për ngjarjen.

Në datën 11.11.2017, rreth orës 12.45, në autastradë, në fshatin Çiflig, Lushnje, nga një mjet tip kamion me targë AA 667 MP me drejtues shtetasin B.P, 41 vjeç, banues në Fushë Krujë, që transporton gur mermeri, ka rënë një gur i madh dhe ka zënë poshtë një mjet autoveturë tip “Pezho” me targë AA 862 SF që drejtohej nga shtetasi M.I, 29 vjeç, banues në Tiranë, i cili po mer mjekim në Spitalin Rajonal Lushnje.

Brenda autoveturës ndodheshin edhe 3 persona nga të cilët ka ndërruar jetë shtetasja E.I, 24 vjeçe.

Ndërsa shtetasit Sh.I, 52 vjeç dhe V.I, 50 vjeçe nuk kanë pësuar dëmtime. (të katërt banues në Tiranë).

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje drejtuesi i mjetit tip kamion shtetasi B.P dhe po kryen veprimet proceduriale.

©LAPSI.al

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu