• |
ide | kryesore

Fakt jo tepsi, shihni si gënjen Rama për taksat e rritura (Tabelat)

Kryesore



Një ditë më parë kryeministri Edi Rama e tregoi edhe njëherë revanshin e tij kundër medias, si dhe vazhdoi të gënjte për çështjen e taksave. Në mënyrë cinike duke na uruar ‘natën e mirë’, ai paraqiti një tabelë ku shkruante se ‘Tatim-fitimi për biznesin me xhiro 5-8 milionë lekë ishte 10% në vitin 2013, ndërsa sot është 5%’. Kazani, që nënkupton mediat, sipas tij gënjen kur thonë se taksat janë rritur.

Lapsi.al u interesua të vërtetojë ato që thotë Rama, për të kuptuar se kush janë faktet dhe çfarë thotë tepsia e pushtetit të Kryeministrit.

Tepsia thotë që taksat nuk janë rritur, por fakti është ‘Taksa e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimin e të gjitha banesave, jo thjesht është rritur nga 4%-8%, por edhe çmimi i referencës për pagesën e kësaj takse është shumëfishuar. Nëse më përpara p.sh. një qytetar në Tiranë paguante 1,555 lek/m2 (4% x 38,881 lekë) për shtëpinë, pas Rilindjes paguan 7,130 lek/m2 (8% x 89,125 lekë) Pra, 450% rritje’

Kështu që kontrolloni më parë pastaj besoni. Pyesni komshiun tuaj që ka ndërtuar shtëpi me leje gjatë kohës së Rilindjes se sa e ka paguar taksën. Imagjonini pastaj për biznesni. Më poshtë tabela që sjell Lapsi.al dhe tabela përmes së cilës Rama gënjën.

©LAPSI.al 



3 Comments

  1. 100% e vertete,vetem pensionistet besojne,
    Ja u ka shpelare mire trurin super mashtruesi me citjane.
    Te fala Vishos Pasha!

  2. Aman mor kur flet ky per ekonomine!!! Partneriteti publik privat ose “parate e Sajes”!!!Te q*fsha shtetin ty dhe taksat e tua…

  3. Me vjen cudi qe analizat tuaja jane anonimat,si ne kohen e emershuarit.Kini kurajo civile e perballuni me personat qe atakoni.Ju thoni se jeni e verteta ,por c,keni bere ju te gjithe per te na i zbutur problemet e, medha qe kemi?Konkretisht cfare keni bere per te qeyesuar shpirtrat tane?.Lajmet dhe bemat tuaja jane shkaterrim total i qenieve tona.Ju jepni cdo dite terror neper tv e portale duke e vrare qenien tone.Shpetojeni veten tuaj nga kjo kolere ,qe te shpetojne te gjithe shqiptaret nga ju qe na helmuat e na vrate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *