• |
ide | kryesore

Prapaskena/ Visho Ajazi kishte pakt me Ramën

Kryesore, Lajme



Kur shefi i shërbimit inteligjent Visho Ajazi dha pak ditë më parë dorëheqjen gjithkush hodhi hipoteza të panumërta. Disa thanës e Rama po e kërcënonte pas daljes së dosies Tahiri dhe skandaleve të reja që priteshin. Të tjerë thanë se ai kishte informuar mentorin e tij Sali Berisha për të gjitha sekretet ku përfshihej qeveria dhe nuk donte të mbante përgjegjësi në prag të plasjes së skandalit. Një grupim i tretë folën për një trysni të amerikanëve që qenë të zemëruar se shërbimet partnere perendimore, kishin bërë përgjime në Shqipëri dhe selia e rrugës së Elbasanit nuk qe vënë në djeni.

Të gjitha këto versione u përpunuan gjatë ndërkohq që të gjithë mediat pranë qeverisë e vizatonin Visho Ajazin si një njeri të ish shik-ut të Gazidedes që i qëndronte besnik Berishës. Ato madje përmendin me emër edhe aksionet që Ajazi supozohej të kishte dekonspiruar dhe e akuzonin atë si frymëzuesin kryesor të “qytetarit Dixhital” që Berisha trumbetonte në Facebook.

Në fakt këto të pandehma nuk rrezultuan të vërteta. Askush nuk mund ta mendojë se nëse ato ishin reale, Rama do ta emëronte sot si ambassador të Shqipërisë në NATO. Një enigmë më e madhe vjen e bëhert çështja e Visho Ajazit kur merret vesh se vetëm pak ditë para se ai të dorëhiqej befas, presidenti Ilir Meta i kishte shprehur besimin për të qëndruar në detyrë. Dhe Ajazi as nuk e kish paralajmëruar se do të largohej (Tani Meta ka në dorë dekretimin e tij si ambassador).

Me sa duket ai i ka mbyllur të gjitha aferat me Ramën. Burime në ShISH, bëjnë me dije se ai që në pranverën e shkuar kishte bërë tratativa pë tu larguar nga institucioni. Ai kishte aplikuar në një post shumë të lartë në selinë e Aleancës Atlantike në Brukses, si shef i sektorit informatik. Por për të arritur këtë post atij i duhej edhe një mbështetje nga qeveria e vendit të tij. Dhe pra që para disa muajsh Rama lëshoi një garanci me firmën e vet për Visho Ajazin.

Për fatin e keq të të dyve kandidatura e Ajazit u “dogj” në NATO, por megjithëatë pakti qëndroi. Atje ku nuk hyri dot nga dera, Visho po futet nga dritarja. Natyrisht me mbështetjen e Edi Ramës me të cilin nuk ka më dyshim se ai ka një marëveshje.

E vetmja gjë që ende nuk dihet është se cili qe pakti okult që i parapriu asaj. A mos vallë Visho Ajazi kishte ruajtur ndonjë secret të fshehtë për ta përdorur në ditë të këqia?  

©Lapsi.al



2 Comments

  1. Karrliqe gazetaresh,c’fare nuk u tha ,c’fare nuk bene,c’fare nuk shpifen por…del qe jane pjese e “kazanit” qe Rama i thote.Aspak rendesi nuk ka se ka marreveshje apo jo,e rendesishme eshte “kazani” dhe se Ajazi eshte njeri serioz(jo po ka spiune dy gra etj nevojtore gazetaresh) dhe mori normalisht nje pozicion qe per Bashen do te ishte ne mal me pre dru.

  2. ‘ PA DYSHIM KANE NJE MARVESHJE MIDIS TYRE’ … Ky gazetari i vuri vulen… Pra e di me siguri te madhe .. sic thone zakonisht kur duan te fillojne te shpifin.. ‘ NGA NJE BURIM I SIGURTE e keshtu e ashtu… ‘

    Problemi eshte qe ky gazetar KOMENTIN E TIJ e trajton si te vertete… E marrin gazetat e tjera dhe e bejne fakt te kryer.. Pastaj e marrin anal-istet dhe e llustrojne, e lyejne dhe e zbukurojne me lloj lloj HIPOTEZASH si te fallxhoreve.. dhe ne fund rrethi mbyllet me nje diskutim te zjarrte ne parlament qe ‘ ESHTE E VERTETUAR KATERCIPERISHT QE NARKOTRAFIKANTI RAMA BLEU AJAZIN’ ..

    sa poshte kemi rene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *