Makina e djegur e policit të komisariatit të Vlorës mësohet se është në pronësinë e shtetasit Zini Zenelaj nga fshati Babicë. Ai ka qenë inspektor rendi në komisariatin e Vlorës. Ndërkohë kujtomë se Babica është fshati i Habiljave ku u kap kamion me plot 3.5 ton drogë pak ditë më parë.
Nuk dihet neës djegia e makinës së tij e cila dyshohet se është e qëllimshme ka lidhje me këtë ngjarje. Makina e tij ka qenë e parkuar në lagjien ‘Pavarësia pranë palestrës se Mundjes. Një telefonatë rreth orës 03:10 e ardhur në sallën operative ka lajmëruar për djegien e mjetit.
Ndërkohë policia dhe zjarrfikset kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit, prej nga të cilat mjeti është dëmtuar pjesërisht në pjesën e përparme. Dyshohet që zjarrëvënia të ketë qënë e qëllimshme pasi në pjesën e përparme tek motorri është konstatuar lëndë djegëse.