• |
ide | kryesore

Djali i Xhorxh Soros në Tiranë/ A po e shesin Ramën në favor të lali Erit?

Kryesore, Lajme



Nëse për të atin e tij, multimilardierin Xhorxh Soros, thuhet se është një nga mbështetësit e fortë të ngjitjes së Edi Ramës në majat e pushtetit në Shqipëri, i biri, Alex Soros, ka mbërritur në Tiranë si mik special i drejtuesve të bashkisë së kryeqytetit.

Djali i multimiliarderit dhe filantropit amerikan, George Soros, Alexander, i cili prej dy ditësh ndodhet në Tiranë, ka postuar sot disa foto nga kryeqyteti shqiptar në profilin e tij në Instagram. Sheshi Skenderbej dhe Pazari i Ri kanë zënë vendin më të madh në postimet e tij.

Por ky entuziasëm i tij për punët e Erion Velisë, e ka një shpjegim. Aleksandër ka postuar gjithashtu një video duke drekuar në shoqërinë e n/kryetarit të bashkisë, Arbi Mazniku në një nga restorantet e Tiranës. 

Në rrethe të ngushta brenda mazhorancës ka kohë që përflitet se Erion Veliaj po përgatitet seriozisht për t’i zënë vendin Edi Ramës, dhe ky projekt duket i afërt pas krizës së rëndë që ka përfshirë qeverinë dhe implikimit të mundshëm të kryeministrit në afera të dyshimta që po shpërthejnë çdo ditë. Reputacioni i Edi Ramës është në rënie të lirë dhe mediat më të njohura botërore, që deri dje reklamonin ish sportistin dhe artistin kryeministër, sot po e gozhdojnë për faktin e shndërrimit të Shqipërisë në një narko- shtet në zemër të Europës. 

Kjo fushatë mediatike ndërkombëtare tregon se kryeministri Rama mund ta ketë humbur mbështetjen e njerëzve të fuqishëm që deri dje kanë lobuar fort për të. Nje nga këta “të zhgënjyer” prej udhëheqjes së tij, nuk është çudi të jetë edhe vetë Xhorxh Soros. Një spot mjaft kritik kundër qeverisë Rama lidhur me buxhetin e arsimit, u shpërnda dy ditë më parë nga zyra qëndrore e Sorosit në Tiranë.

Në të kundërt, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj po ruan një profil të tërhequr dhe nuk është përzierë fare në historinë e rëndë të lidhjeve me krimin që ka mbërthyer qeverinë dhe ish rivalin e tij në PS, Saimir Tahiri. Veliaj ka ndërtuar raporte të ngushta me disa nga ambasadorët kryesorë të vendeve të BE në Tiranë dhe në rrethe të ngushta nuk ka ngurruar të distancohet nga skandalet e fundit të qeverisë.

Veliaj, është një personazh i rritur politikisht nën hijen e Ramës, por gjithnjë ka ruajtur një raport personal me njerëz të fuqishëm në Perëndim. Shumë prej tyre kanë sponsorizuar ngritjen e tij në politikë dhe sot, kur Edi Rama duket se rrëshket drejt fundit të tij politik, janë riaktivizuar duke e parë Velinë si një zgjidhje efikase për të majtën.

Nga ana tjetër, edhe në planin e brendshëm, Veliaj nuk ka qëndruar pasiv. Shumë njerëz në PS e dinë se grupi i tij është fuqizuar së tepërmi kohët e fundit (veçanërisht pas likuidimit politik të Tahirit) dhe se mbështetësit e tij kanë siguruar vende kyçe në parti dhe në qeveri. Kundërshtarët e tij në heshtje në PS, shkojnë deri në paranoja, duke menduar se goditjeve që po i vinë qeverisë me skandalet e fundit, po u japin një dorë edhe njerëzit e Velisë.

Forcimin e delfinit të tij, përtej kornizës së përcaktuar, po e ndjen me siguri edhe Edi Rama. Në emisionin Zonë e lirë të Arian Çanit, ai lëshoi jo pak kunja për kryebashkiakun, ku lexohej qartë kriza e shkaktuar nga kontrasti mes gjendjes së dëshpëruar të Ramës dhe euforisë së përditshme nëpër ekrane të Velisë. Duket sikur bota e Erionit është në një galaktikë tjetër nga ajo e Ramës dhe kryebashkiaku po përpiqet ta ruajë të paprekur nga viruset plot infeksion që kanë shpërthyer aty.

Fakti se imazhi i tij po rrënohet dhe ai i Velisë po lulëzon, sigurisht që e shqetëson Edi Ramën. Mediat në Shqipëri, thuajse të gjitha një klientelë e kryebashkiakut, reflektojnë dukshëm kontrastin mes dy politikanëve. Pas një kronike apo shkrimi për lidhjet e zyrtarëve të lartë me trafikun e drogës, pason një tjetër plot ngjyra dhe me cilësi të lartë xhirimi ku shfaqet Veliaj mëngëpërveshur që mendon dhe punon (madje edhe natën) për qytetarët. i njëjti fenomen po vihet re edhe tek mediat ndërkombëtare.

Për Ramën ky skenar nuk është i panjohur. Pak a shumë të njëjtën gjë pati aplikuar edhe ai kur PS hyri në krizë gjatë qeverisjes së fundit të Fatos Nanos. Imazhi i goditur keqas i kryesocialistit- kryeministër dhe ai i yllit në ngjitje të kryetarit të bashkisë së asaj kohe. Mediat brenda dhe jashtë kishin Ramën kryefjalë të ndryshimit, ndërsa nuk kursenin qeverisjen e Fatos Nano.

Krahasimi mund të mos jetë i plotë, pasi Veliaj më shumë se një lider që ngrihet nga fryma që krijon, është një politikan që preferon të ngjitet duke u zvarritur. Por kohët janë të tjera. Dhe një krizë e papritur qeveritare, në një kohë kur opozita është larg të qënit alternativë, mund ta sillte Erion Velinë si faktorin stabilizues brenda mazhorancës. Madje në një rast të tillë, edhe LSI si opozitë, nuk do të ishte kundër. Por a ka stofin Veliaj për të ndërmarrë një akt të tillë duke siluruar atin e tij politik, Edi Rama? Të dy janë mësuar të punojnë nën rrogoz, dhe nxënësi ia njeh mirë dobësitë mjeshtrit të intrigave. 

©Lapsi.al



7 Comments

  1. Dmth ky kalama muti do vendose tani per fatin e shqiperise.coju o popull se ta moren frymen kelyshet e vampirit soros.

  2. bythqir si erionka ,edvinka dhe djali i soros,nuk e dallian jastekun e griseldes 9 muaj bashk me perdhunuesin e te miturve roshi,e te na bejn shtet keta,sa ju besuan dhe serbet ,koqijanqiq,kukan e fajon.i shqeu barkun saliu than.

  3. NE SHQIPERI AKOMA NUK U SHKUL KOMUNIZMI ,I CILI U MONTUA PAS LUFTES SE DYTE BOTERORE LILLJET ME IDEALISTET DHE PROTOGANISTET E TIJE ,KOMBI SHQIPTARE ESHTE I TEJMBERTHYER NGA CDO E KEQE,,DHE GJITH KJO E KEQE QE KEMI KA AUTOR FILLIM DHE MBARIM SEPSE TRYSNIT SHFRYTEZIMIN E PATEM TE PANDARE QE ME PROJEKTIN E COPTIMIT BASHKE ME VEZHDIMSIN DERI NE KTO MOMENTE DUKE, I KTHYER TERRITORET SHQIPTARE NE TREGJE INTERRESASH PER TE HUAJT DHE DUKE LLUNUAR NJE KOMB TE TERE PREJ RRETH 15MILIONESH DUKE I GRABITUR CDO PASURI,TASHME POLITIKAT SISTEMET REFORMAT LIGJET QE U VENDOSEN NDER NE PER 100 VITE SH NGARKOJNE ME PERGJEGJSI AUTORET DHE AKTORET QE NA E SOLLEN TE BRENDESHEM DHE JASHTEM ME NJE KOSTO TE PALLOGARITESHME PER KOMBIN SHQIPTARE NE CDO FUSHE TE JETES QE PACMANGESHEM PER GJITH ATO QE E SOLLEN DHE MBAJTEN NJE GJENDJE TE TILLE PADREJTESIA NDAJ SHQIPTAREVE E KA NJE CMIM QE PACMANGESHME NJE DIT PAGUHET,KETE NUK MUND TA NDALOJNE KUSH ,PADREJTESISE CMIMININ [NDESHKIM ] JA VENDOSI KRIJUESI SAJE SIKURSE DREJTESISE I VENDOSI SHPERBLIMIN , KETE ZOTI BOTNAVE E KA GARANTUAR ,GJERAT DHOGARITEN NE KOHE VETEM AI E DIN SE SI DO TU VIJNE DHE KUR DHE PREJ KUJT,LIGJET E TIJE SKA KUSH FUQI QE TI NDRYSHOJNE SEPSE ATO JANE TE UNIFIKUARA NE GJALLERIN E JETES SE CDO KRIJESE ,POR TE QARTESUARA NE SHPALLJEN E TIJE TE FUNDIT KURANE DHE SYNET, UN NUK JAM AKUZUES I ASKUJT,SEPSE SE KAM KETE TE DREJTE AS GJYKATES ,POR KAM TE DREJTE TE ANKOHEM ,SEPSE PO VUAJM PREJ 100VITESH ,PADREJTESINE ME TRYSNI DHE KOSTO TE SHUMFISHTA,TE PAPERBALLUESHME PA PRANUESHME DHE PATOLERUESHME PER ASNJE NJERI TE NDERESHEM NE BOTE,DHE GJITH KJO MEGA PADREJTESI NDER NE DREJTPERDREJETE ,BIE JO ME MBI KRIMIN DHE KRIMINELET PROBLEMIN DHE PROBLEMATIKAT ,POR ,PRIMARE DEL BURIMI KRIMIT QE ESHTE BERE SHKOLLE KRIMI PER GJENERATAT TE SHUMTA , DHE PADISKUTIM NGARKON ME PERGJEGJSI ,ATO QE KETU KAN PASUR NEN KONTROLL DHE SUNDIM ,KETE VEND,NE CDO PIKPAMJE ME POLITIK LIGJE LIGJVENES,PER 100VITE PADREJTESI,DUKE I LENE GOJMBYLLUR DHE KOKULUR TE GJITH PER CDO PRETENDIM QE TE KENE NE CDO PIKPAMJE ,MBASI KISHIN KOHEN ,FUQIN DHE MUNDESIN E DUHUR PER 100VITE TE GJITH SI KLAS POLITIKE QE ATO FJAL TE BUKURA QE KAN FOLUR DHE LIGJET E BUKURA[ DEMOKRATIKE ] TE KISHIN LLENE POZITIVITETIN E TYRE ,KU ASNJE NJERI TE MOS NDJEHEJ I TEPERT AS I PAVLERE NE KETE VEND POR SEJCILI TE GEZONTE TE DREJTEN HAKUN QE I TAKON ,NESE I BEHET NJE ANALIZE NGJARJEVE PROBLEMATIKAVE ,KOSTOVE HUMBJEVE NJERZORE TERRORIZIMI DHE SHKATRRIMI SHQIPTARE PER NJEQIND VITE PER SEJCILIN NE NJE ANALIZ ME FAKTE TE VERTETA DO SHIHNE NJE TMERR TE VERTETE,QE NUK DO TI BESOHEJ POR KJO ESHTE E VERTETA ,KAN BERE NJE KOMB TE SFILITUR NGA MUNDESI PAFUN ,DUKE JA GRABITUR GJITHA KTHYER NJE KOMB PA MUNDESI PER TE ECUR VETPOR VETEM DUKE QEN I VARUR NGA INTERESAT E TJEREVE DUKE HUMBUR PERFUNDIMISH CDO TE DREJTE TONEN,KY ESHTE RENDIMENTI PADREJTESISE KU JETA DISIPLINOHET MBI BAZEN E INTERESIT,PA VLERA PA DREJTESI PA UNITET ,GJITH KUNDERE NJERI TJETRIT KUSH ESHTE ME I FORTI BEN LIGJIN DHE TJERET DUHET TE HESHTIN QOFTE DHE ME FORCE ,,CILA ESHTE ZGJILLJA PER SHQIPTARE ,NESE THEMI SI IDE QENDRORE QE PER NJEQIN VITE NJERIU U MBESHTET TEK VETJA TEK EGOJA PUSHTETIT DHE PARAS ,DUKE VLERSUAR VETEN ,SOLLI VETVETEN DOBESIN E TIJE ,KY ESHTE RENDIMENTI I LEN GOJ MBYLLUR TE GJITH POLITIKAN FILOZOF PSIKOLOG SHKENCETARE DHE FAJTORE KOKULUR ,SEPSE KEMI FAKTIN I PADIT PUNA KISHIN KONTROLLIN DHE FUQIN NE KOMANDIM MENAZHIMIN E JETES SHOQERORE ,KEMI BURIM SHKATRRIMI KRIMI JO VIKTIMA POPULLI SKA FUQI ESHTE BERE VIKTIM BURIMI ESHTE FUQIA ORGANIZUESE DHE MENAXHUESE ,KY ESHTE SHKAKU SHKAKTARET BURIMI KRIMIT ,PASTAJ KUSH E SAJOJ NXITI USHQEJ DHE MAN GJENDJEN NE KAOS TE BRENDESHEM APO JASHTEM ,ESHTE TJETER ANALIZE ,FAKTI EKZISTON PROBLEMATIKAT TE TREGOJNE RRUGEN DREJTE E NE DEREN E SHKAKTARIT ,E VETMJA ZGJILLJE QE QARTESON GJALLERON HARMONIZON ESHTE E DREJTA VERTETA ULLZIMI ZOTIT PREJ KU FJALET PUSHOJNE DHE E KEQA HESHT KY ESHTE MENDIMI IM NESE KA NJEREZ QE KERKOJNE DOBIN ZGJILLJEN ZGJILLJET VIN VETEM NGA E VERTETA JO INTERESI INTERESI DIKUJT PER DICKA MES PALESH BEHET PADREJTESI PER PALET TJERA,ME PADREJTESIN U STERNGOPEM ,PADREJTESIA NDERGJEGJSON NJERIUN PER TE VLERSUAR DHE KERKUAR TE VERTETEN SEPSE ME TE U KRIJUAM DHE MBI TE SKEMI FUQI TE DALIM E VERTETA DREJTESIA HAKU ULLZIMI ZOTIT DHE VETEM AI I KA GJITHA ELEMENTET DHE GARANCIT KU SEJCILI PERFUNDON ME TE DREJTEN HAKUN QE I TAKON ,DHE PER TA TREGUAR TRAJTUAR E DHENE NUK JAN NJERZIT QE NUK E NJOHIN,,QESKAN SHKOLLE DHE NIVEL PER TE,KY ESHTE MENDIMI IM PERMES TE DREJTES SE FJALES SE LIRE ,PA KRITERE KUFIZIM NESE DIKUJT I HYN NE PUNE,DHE KERKON ZGJILLJE TE DREJTEN E KRIJOJ DHE PERCAKTOJ VETEM ZOTI ,KRIJUESI JONE AI DHE VETEM AI JEP ZGJILLJE PERMES ULLZIMIT TIJE ,PER CDO PROBLEM VETEM AI ESHTE ILACI QE NUK MBYT VECSE SHERON ME TE VERTETEN SHPETOJNE DHE NDJEHEN KRENARE TE GJITH NUK HUMB ASKUSH,ME RESPEKT PER KERKUESIT E ZGJILLJEVE ,DHE MIRKUPTIM PER ATO QE KEQKUPTOJNE

  4. Rama , Xhafaj, Veliaj, Tahiri, Nano, Basha, Meta,Kryemadhi,Vasili, Berisha , Dako , Ruçi, Ahmetaj, Gjiknuri ,Bushati,Llalla e shume te tjere jane per burg . Sikur njeri prej tyre te shpetoj, shpeton sistemi i korruptuar, dhe jemi ne perseritje te historis ,jemi andej nga fillimi i viteve 1998!

  5. ahaha .. doli dhe nje teori tjeter konspiracioni… Ne shqiptaret jemi te vetmit qe pas cdo gjeje apo veprimi te shohim nje teori konspiracioni .

  6. Nese do ta marrim te mireqene kete fakt, atehere hipotezat sorosiane ne shqiperi nuk qenkan me koonspiracione por te verteta! Sepse me ç’te drejte na vjen ky tipi nga nje kontinent tjeter per te caktuar se kush duhet te jete i pari i vendit tone? Me ç’te drejte po prape keta tipa katapultojne ne krye te shtetit nje injorant te mirefillte te ligjit dhe ekonomise si Rama, i cili shenjat e shkaterrimit dhe inkriminimit te shtetit i dha qekur kishte mbeshtetjen sorosiane si kryebashkiak i Tiranes? Me ç’te drejte keta tipa heqin nje genjeshtar hajdut e ordiner si Rama, per ta zevendesuar me nje tjeter akoma me genjeshtar qesharak hajdut e ordiner si Erion Veliaj? Nese ky fondacion na bene te tilla dhurata tragjike per fatin e vendit atehere perse qenka koonspiracion te thuash se Sorosi qenka nje nga shkaktaret e degjenerimit te situates aktuale ne vend? Perse ky fondacion i vetequajtur bamires, i paska te shtrira tentakulat ne media, shoqeri civile, politikane e deri ne rang kryeministrash? Perse ky fondacion i vetquajtur bamires, kerkoi me çdo kusht te uzurponte reformen ne drejtesi dhe te orientonte politikat ekonomike qeverise se rilindjes? Se nese bejme nje permbledhje te gjithe veprimtarise bamirese te sorosit ne shqiperi, atehere kuptimi i fjales bamiresi ne fjalorin shqiptar duhet te sqarohet me termat dhenie me konçesione te pasurive kombtare, betonizim ne vend te gjelberimit per Tiranen ne menyre qe imazhi i Rames dhe Veliajt te shitet sa me bukur nga mediat ne syte e publikut, kthimin e shqiperise ne importuesin e plehrave ne europe, bujqesi dhe ekonomi ne sherbim te droges, pasurim me tendera per ministra shendetesie ne kurriz te nje populli qe i shesin ilaçe te skaduara, inkriminim te frikshem te te gjithe strukturave shteterore dhe qershia mbi torte dhenia dhurate e drejtesise te gjithe ketyre me siper qe shkelin çdo dite ligjin ne sherbim te pasurimit te tyre personal dhe mbajtjes se pushtetit!!! Nese kjo eshte bamiresia qe promovon ky lloj fondacioni, atehere shqiperia shume shpejt do kthehet ne nje vend akoma me te pabanueshem… Nderkohe qe gati dy milion nga me pak se tre milion e popullsise duan te largohen nga vendi, le t’i gezoje pasurite Rama me Veliajn apo edhe me parimorin And Bushati qe te nxjerr syte po i permende sorosin. Ah po harrova situata katastrofike qe perjetojme çdo dite eshte nje teori koonspiracioni do thoshin sorosianet shqiptare…

  7. Miu Soros dhe dy spurdhjaket e tij ne Shqiperi Rama e Veliaj. Miun Soros e ka shpallur Non Gratta vendi qe e polli, Hungaria. Nuk ka asgje konspirative. Soros eshte faktori me destasbilizues ne politiken europiane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *