• |
ide | kryesore

Kapja e 2 ton drogë, operacion edhe në Sarandë, policia kontroll banesave

Lajme, Të fundit



Pas operacionit të policisë greke për goditjen e një grupi të organizuar të trafikut ndërkombëtar të drogës, që çoi në kapjen edhe të një gomone me 2 ton drogë të nisur nga brigjet shqiptare, po zhvillohen kontrolle edhe në Sarandë.

 

Për rastin fjalë është informuar policia e Sarandës e cila ka kryer edhe kontrolle banesash ditën e djeshme, pohon BalkanWeb. Në operacioni 48 orësh u arrestuan 6 shqiptarë dhe skafistët e gomones së fuqishme ishin pikërisht shqiptarë sipas Rojës Bregdetare greke. Pra 2 shqiptarë u kapën në gomone dhe 4 gjatë kontrolleve të policisë greke në banesa.

Ndërkaq operacioni është përshëndetur edhe nga zv.ministri grek i Mbrojtjes, njëkohësisht deputet i SYRIZA-s, Nektarios Santorinios. Në një deklaratë për radion e Agjencisë telegrafike të lajmeve të Athinës, “AMPE”, Santorinios tha:

Mesa duket kemi goditur një rrjet të madh. Ishte një sukses që nuk erdhi brenda 48 orësh. Erdhi pas një ndjekje të ngushtë të çështjes, përmes shkëmbimit të informacionit, përmes një pune të madhe që bënë krerët e policisë kufitare dhe për ketë vlen t’i falënderojmë”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *