• |
ide | kryesore

Gardisti i plagosur do të vijojë kurimin në Spitalin e Traumës

Lajme, Të fundit



Gardisti Ervin Musai, që mbeti i plagosur në aksidentin automobilistik të ndodhur pasditen e së martës në Korçë, do të vazhdojë të kurohet në spitalin e Traumës në Tiranë.

Burime nga ky spital i thanë ABC Neës se efektivi i gardës ka dëmtime në shtyllën kurrizore, por problemi mund të trajtohet nga mjeket tanë në institucionet tona. Sipas mjekut që po ndjek rastin, gardisti pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në ditët e ardhshme.

Dje në aksidentin automobilistik, ku u përfshinë dy mjete të gardës që shoqëronin kryeministrin Edi Rama drejt Korçës, mbetën të lënduar 3 efektivë të Gardës së Republikës.

Dy prej tyre u trajtuan në spitalin e Korçës, ndërsa efektivi Ervin Musai, që ishte në gjendje më të rëndë u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë.



1 Comment

  1. nuk mund te titullohen gardist ktiminelet e rames qe tentuan te vrasin nje njeri qe nuk ju pelqente.as qunat e tajirit nuk jan polic por trafikant.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *