• |
ide | kryesore

Parajsat fiskale/ “Shqipëria pjesë në listën e zezë me 35 vende”

Lajme, Të fundit



Konfederata ndërkombëtare Oxfam, që ka si synim dhënien fund të padrejtësive që shkaktojnë varfërinë, ka përpiluar një listë me 35 vende të cilat duhet të konsiderohen parajsa fiskale sipas kritereve europiane, pjesë e të cilës është edhe Shqipëria.

Publikimi u bë vetëm disa ditë përpara se Komisioni Europian të zbulojë listën e zezë të parajsave fiskale më 5 dhjetor.

Në fund të vitit 2016, ekspertë nga Komisioni Europian pranuan të gjykojnë 92 juridiksione anembanë botës sipas tre kritereve: trasnparenca (në veçanti bashkëpunimi administrativ), tatimi i drejtë (norma e tatimit mbi të ardhurat) dhe pjesëmarrja në forume ndërkombëtare të taksave.

Në këtë raport, Oxfam ka futur Shqipërinë, Bahamas, Bermudan, Bosnje Hercegovinën, Emiratet e Bashkuara Arabe, Gjibraltarin, Hong Kongun, Mauritius, Xhersi, Singaporin apo dhe Taivanin. Po ashtu në index, sipas Oxfa, janë dhe Luskemburgu, Irlanda, Holanda, Malta, raporton media franceze L’Obs.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *