• |
ide | kryesore

Moti i keq në qarkun e Korçës, rrezikohet të përmbytet fusha e Maliqit

Lajme, Të fundit



Reshjet e dendura pothuajse në të gjithë Shqipërinë kanë shkaktuar përmbytje dhe probleme me qarkullimin e dhe në rajonin e juglindjes së vendit. Në Korçë vijojnë me intensitet reshjet, ndërsa paraqiten probleme në aksin Lozhan-Moglicë, pasi ka bllokim të rrugës herë pas here si pasojë e rrëshqitjes së gurëve dhe dherave.

Probleme ka edhe në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë, ku ka pasur rrëshqitje gurësh, por pas ndërhyrjes ky aks është zhbllokuar. Maliqi dhe fshati Lekas vijojnë pa energji elektrike prej 7 orësh. Nga reshjet rrezikohet të përmbytet fusha e Maliqit e cila është pika me delikate në qarkun e Korçës.

Prefekti i Korçës Dhori Spirollari ka thënë se strukturat janë në gatishmëri të plotë. Në Pogradec situata paraqitet normale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *