• |
ide | kryesore

Rama: Nuk kanë faj palmat për përmbytjen e autostradës!

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama foli gjatë një mbledhjeje në kryeministri për përmbytjen e autostradës një natë më parë dhe bllokimin e dhjetëra makinave që kërcënoi jetën e njerëzve. Rama hodhi poshtë versionin që doli nga opozita, sipas të cilës shkaqet e përmbytjes së autostradës janë, e para bllokimi i kanaleve kulluese në anë të autostradës ku u mbollën palmat dhe e dyta shkarkimi i Liqenit të Kasharit me urdher të Erion Veliajt.
Sipas Ramës asnjëra nga këto dy shpjegime nuk qëndron:
“Nuk kanë munguar zërat e ekspertëve të cinizmit, duke ia vënë fajin palmave. Është sa qesharake, ashtu sic është edhe e papranueshme të ndërtohet një gënjeshtër politike se medemek u hap Bovilla apo Liqeni i Kasharit, që është 3 metra nën kuotë, tani që po flasim dhe krijoi atë përmbytje.
Ajo përmbytje ka shkaqe të tjera, për të cilat 100% mbështes Ministrin e Brendshëm. Do t’i shkojmë deri në fund përgjegjësive administrative, civile, penale pasi aty është ndërhyrë në rrjetin e shkarkimeve. Kjo është e qartë. Qoftë duke ndërtuar pa leje, qoftë duke ndërtuar forma të tjera shkarkimesh që sjellin pastaj këto pasoja.
I kërkoj ndjesë shumë të thellë qytetarëve që u gjendën në pritën e paligjshmërisë që kërcënoi jetë njerëzish. Ne nuk do falim asnjë përgjegjës për atë situatë” u shpreh kryeministri.



4 Comments

  1. pasi na kanabizove, na permbyte. gjera te tilla ndodhin ne ameriken latine. e ke shume qejf si model ti se nuk je i afte te besh shtet. piktor i deshtuar. njeri i deshtuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *