• |
ide | kryesore

Basha tregon situatën në Darzezë: E pamundur hyrja në fshat (FOTO)

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se në Darzezë, në Fier, hyrja në fshat ishte e pamundur pasi rruga ishte shkatërruar dhe fshati ka mbetur i izoluar.

Në Facebook, ai shkroi se kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi e kishte njohur me situatën dhe masat e marra.

Sipas Bashës, tani që intensiteti i reshjeve ra është emergjente ndihma me ushqime, veshje dhe strehim për zonat e përmbytura.

POSTIMI I LULZIM BASHËS:
Në Darzezë, në Fier, futja në fshat ishte e pamundur. Fshati i përmbytur ishte i izoluar nga shkatërrimi i rrugës. Transporti i banorëve bëhej me varka. Përgëzova ushtarët që po punonin për rivendosjen e lidhjes mes zonës së permbytur dhe pjesës tjetër të Fierit. Kryebashkiaku Armando Subashi më njohu me masat e marra për shpëtimin e njerëzve. Tani që reshjet treditore janë në minimum, është emergjente ndihma me ushqime, veshje dhe strehim për zonat e përmbytura.

 



1 Comment

  1. pjesa me madhe e atyre hallall ta kene .per rilindjen jane gati te mbyten megjithese aty afer mbytjes jane sepse kane mbaruar nga te gjitha anet,grate i kane nxjerre te shatervani ne fier.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *