• |
ide | kryesore

Trupi i pajetë i 26-vjeçarit në kanal, dyshimet e para të policisë

Lajme, Të fundit



Trupi i pajetë i një të riut është gjetur sot në një kanal në Shkodër, në orën 12:50, në fshatin Barbullush. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për 26-vjeçarin me iniciale R.B.

Nga hetimet e deritanishme, në trupin e viktimës nuk konstatohen shenja dhune apo të ndonjë faktori tjetër të jashtëm. Nga deklarimet e marra rezulton se viktima nuk ka patur konflikte të hapura me persona të tjerë, por kishte probleme mendore, dhe ishte përdorues alkooli, ku dhe dyshohet se shkak i vdekjes është mbytja në ujë.

Ende nuk është përcaktuar shkaku i saktë i vdekjes.

Informacion Paraprak:
Me datë 03.12.2017 në orën 12:50, në fshatin Barbullush Shkodër, është gjetur nga kalimtaret në një kanal kullues, trupi i pajetë i një personi i seksit mashkull.

Menjëhere në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore ku kanë konstatuar se viktima është shtetasi R.B. 26 vjeç, banues në Barbullush, i cili është dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal Shkodër.

Nga kqyrja paraprake mjeko-ligjore, në trupin e viktimës nuk konstatohen shenja dhune apo të ndonjë faktori tjetër të jashtëm.

Nga deklarimet e marra rezulton se viktima nuk ka patur konflikte të hapura me persona të tjerë, por kishte probleme mendore, dhe ishte përdorues alkooli, ku dhe dyshohet se shkak i vdekjes është mbytja në ujë.

Pritet ekspertiza e plotë mjeko ligjore për përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punojnë për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *