• |
ide | kryesore

Sulmi ndaj policisë në Elbasan, prokuroria ndryshon akuzën për të arrestuarit

Lajme, Të fundit

Në 18 Shtator makina e nëndrejtorit të policisë së Elbasanit u godit nga një mjet i blinduar, të cilit policia i bëri shenjë të ndalonte. Pas daljes së videos, pati një reagim të fortë në opinionin publik, por duket se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka shpallur moskompetencë për hetimin ndaj katër personave, të cilët u arrestuan si autorë të dyshuar. Kjo do të thotë që akuzat për të akuzuarit e kësaj ngjarjeje do të jenë më të lehta.
Pas gati tre muajsh hetime, për Enea Bekteshin, i cili pranoi se ishte ai në drejtimin e mjetit, Kelmend Xhaferrin, Valmir Dedjan dhe Ledio Zabelin nuk u gjeten prova për akuzat e vrasjes së mbetur në tentativë, ndaj punonjësit të policisë.
Ata do të hetohen nga Prokuroria e Elbasanit, për akuzat e kundërshtimit të forcave të policisë dhe largim nga vendi i aksidentit. Pavarësisht se fillimisht u dyshua se sulmi ndaj policisë ishte i organizuar, nuk u gjet asnjë provë deri tani.
Në 18 Shtator, në hyrje të tregut agro-ushqimor, ku ishte vendosur një postbllok policie, një mjet i blinduar hyri me forcë brenda duke mos iu bindur urdhrit të policisë. Por reagimi i punonjësve të policisë ishte mjaft i dobët, pasi nuk bënë arrestimin në flagrancë të personave që ndodheshin në Audin e blinduar.
Një muaj pas ngjarjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë shkriu policinë e Elbasanit, duke liruar dhe shkarkuar nga detyra 10 punonjës policie. U lirua nga detyra drejtori i policisë së qarkut Arben Dashi, ndërsa zëvendësi i tij Gjergj Oshafi, makina e të cilit u godit u shkarkuar nga detyra.




3 Comments

  1. He mo seriozisht e keni ju? nxirni griden me mire se sa ky qe i plasen skandalet rradhe kur ishte minister drejtesie

  2. Enkelejd e mban mend zullumin qe bere ne fshehjen e provave dhe ekstradimeve kur ishe minister? Kshu qe me mire rri e mos fol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.