• |
ide | kryesore

Kanadaja nuk pajtohet me vendimin e Trump, mban ambasadën në Tel Aviv

Planet

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau deklaroi sot se ambasada e Kanadasë në Izrael do të qëndrojë në Tel Aviv, duke treguar kështu mospajtimin me presidentin amerikan, Donald Trump, i cili njoftoi një ditë më parë transferimin e ambasadës së SHBA-ve në qytetin e shenjtë të Jerusalemit.


“Ne nuk do të zhvendosim ambasadën tonë nga Tel Aviv”, deklaroi Justin Trudeau para mediave.


Trudeau ritheksoi pozicionin e pandryshueshëm të Kanadasë, pavarësisht pranisë së konservatorëve apo liberalëve në pushtet, që të inkurajojë krijimin e një shteti palestinez në krahë të Izraelit.

Sipas qeverisë kanadeze, statusi i qytetit të Jerusalemit duhet të përcaktohet nga një marrëveshje paqeje mes palëve.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.