• |
ide | kryesore

Hetimet/ Si u vra me thikë 21-vjeçari shqiptar në Islandë

Lajme, Të fundit



Një i ri shqiptar u vra me thikë në Rekjavik të Islandës. Viktima është 21-vjeçari Klevis Sula nga Skrapari i cili ndërroi jetë në një spital, 6 ditë pasi u godit me thikë nga një person në dalje të një lokali. Rrethanat e goditjes së të riut janë ende të paqarta, por një mik i tij shkruan në Facebook se Klevisi u godit nga një person me probleme mendore jashtë lokalit kur po tymoste një cigare. Sipas mikut të tij ai kishte parë një burrë që po qante pranë tij.

“Shkoi dhe i ofroi ndihmë dhe në këmbim mori një thikë të mprehtë. Ja sa e lehtë është të vdesësh në një prej vendeve të konsideruara si ndër më të sigurtët në botë” – shkruan shoku i tij në Facebook. Autori i dyshuar u ndalua menjëherë pas ngjarjes. Mediat vendase shkruajnë se gjendja psikologjike e autorit është e rënduar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *