• |
ide | kryesore

Atentat 29-vjeçarit në Bulqizë

Lajme, Të fundit



Rreth orës 18.30 në sallën operative të Komisariatit të Policisë në Bulqizë është bërë një telefonatë se në fshatin Peladhi-Bulqizë janë dëgjuar të shtëna armësh. Aty kanë shkuar forca të shumta të policisë dhe një grup hetuesish. Nga burime të policisë në vendin e ngjarjes mësohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një makine Land Rover me targa AA 489 RA, që drejtohej nga një 29-vjeçar me iniciale F.T, banues në fshatin Peladhi.

Ai nuk ka ndaluar, por është larguar rreth 500 metra nga vendi i ngjarjes. Mësohet se më pas ka lënë automjetin në anë të rrugës dhe ka njoftuar policinë. Nga të shtënat, 29-vjeçari nuk ka marrë asnjë lëndim ndërsa mësohet se lëvizte i vetëm me automjet. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar disa gëzhoja ndërsa në automjet janë vënë re 2 shenja plumbi.

Forca të shumta policore të mbështetura dhe nga forcat e policisë së Drejtorisë Vendore Dibër, kanë ngritur pika të shumta kontrolli, po krehin zonën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Policia thotë se personi të cilit i kishin bërë pritë ka rekorde të theksuara kriminale dhe penale. /LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *