• |
ide | kryesore

Detajet/ Si nisi sherri mes dy bashkëfshatarëve në lokal që më pas përfundoi në vrasje

Lajme, Të fundit



Detaje të reja dalin në dritë nga krimi i rëndë që tronditi mbrëmjen e djeshme Lushnjën, ku pas një sherri banal mbeti i vrarë një 42-vjeçar. Ngjarja ndodhi në fshatin Goriçaj rreth orës 23:10. Mësohet  se viktima, Judmir Stambolliu ishte ulur bashkë me 3 shokë në lokalin e autorit të dyshuar, dhe po konsumonin pije alkoolike. Në lokalin ku ndodhi ngjarja, që ishte edhe piceri, Petrit Toromëni punonte bashkë me gruan, ku kjo e fundit u bë shkaku i sherrit mes tij dhe viktimës.

Po ashtu mësohet se viktima, që ishte nën efektin e alkoolit, kishte ngacmuar me fjalë gruan e Toromënit, dhe më pas kishte tentuar që ta prekte atë (njihej si njeri problematik). Kaq ka mjaftuar që mes dy bashkëfshatarëve të nisë një konflikt verbal. Pronari i lokalit, duke qenë se banesën e kishte në katin e dytë të biznesit, kishte shkuar të merrte çiften, tip ‘karabinë’ (armën e kishte me leje) dhe e kishte zbrazur në drejtim të 42-vjeçarit. Ky i fundit ndërroi jetë rrugës për në spital. Sapo u njoftuan për ngjarjen, forca të shumta policore mbërritën në vendin e krimit, ku priste edhe autori i dyshuar. Petrit Toromëni nuk bëri asnjë rezistencë, ndërsa tregoi se çfarë kishte ngjarë dhe më pas u shoqërua në polici.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *