• |
ide | kryesore

I ngacmoi gruan, pronari i lokalit vret klientin në Lushnje (foto nga vendngjarja)

Lajme, Të fundit



Një 42-vjeçar është vrarë në ambientet e një lokali në fshatin Goricaj në Lushnje. Judmir Stambolliu është qëlluar me çifte nga pronari i lokalit, Petrit Toromeni gjithashtu 42-vjeç. Ngjarja ka ndodhur pak minuta para mesnatës. Policia ka arrestuar pronarin e lokalit si autor të dyshuar të vrasjes.

Burime policore në vendin e ngjarjes i thanë lapsi.al se viktima ka qenë duke pirë në lokalin në qendër të fshatit dhe ka nisur të ngacmonte bashkëshorten e pronarit te lokalit. Ky ka qenë shkaku kryesor i nisjes së debatit.

Autori dhe viktima nisën të debatonin me fjal, por më pas pronari është ngjitur në katin e dytë ku kishte banesën dhe ka marrë çiften dhe ka qelluar mbi 42-vjecarin. Vdekja ka qenë e menjëhershme. Në ambientet e lokalit kishte edhe persona të tjerë. Sipas policise viktima ishte person me precedentë të mëparshem penal. Ai kishte disa muaj qe kishte dale nga burgu ku kishte kryer denimin prej 15 vitesh per shfrytezim prostitucioni./lapsi.al/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *