• |
ide | kryesore

Berisha: Dokumentin e Tahirit e falsifikoi sekretari i Ramës

Lajme, Të fundit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar lajmin e Top Channel që hidhte dyshime mbi një dokument të publikuar nga Saimir Tahiri të prokurorisë së Katanias sipas të cilit ai nuk ndodhej nën hetime për çështjen “Habilaj”. Por sipas Berishës, dokumenti i Tahirit është siguruar në Itali nga Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë Ëngjëll Agaçi.

“Fill pas kerkeses se prokurorise per arrestimin e Saimir Trafikut dhe vendimit te Rames per te mos dorezuar kriminelin tek drejtesia, per shkak se e merrte me vehte ai, per te mashtruar publikun shqiptar nisi me urgjence incognito sekretarin e pergjithshem te mafies shteterore, Don Agaçion per te nxjerre nje vertetim se Tahiri nuk eshte nen hetim ne Itali. Burime serioze zyrtare dixhitale informuan se dokumenti i paraqitur publikut nuk kishte numer protokolli dhe si i tille ishte nje fallsifikim pa vlere dhe denoncuam publikisht si angazhimin e Rames dhe Don Agaçios ashtu dhe fasitetin e dokumentit” – shkruan Berisha në Facebook. Berisha i bën thirrje prokurorisë të hetojë si falsitetin e dokumentit.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu