• |
ide | kryesore

Habit kandidatja për Prokurore e Përgjithshme, nuk përmend dot asnjë çështje hetimore

Lajme, Të fundit



Arta Marku, prokurore në Shkodër përflitet prej kohësh si një nga kandidatet e projektuara nga socialistët për në postin e Prokurores së Përgjithshme. Në dëgjesën përballë deputetëve socialistë, Arta Marku është pyetur nëse mund të përmendte një çështje të rëndësishme që kishte mbrojtur në gjykatë, por ajo nuk mundi të thotë asnjë.
“Unë kam qenë pjesë e njësisë së përbashkët hetimore në Shkodër. Roli im ishte koordinimi i punës. Kam pasur çështje që numërohen me gishtat e dorës dhe nuk i kam përfaqësuar vetë në gjykatë” është shprehur Arta Marku.

E pyetur se cili ishte zyrtari më i lartë i akuzuar nga njësia hetimore ku ka punuar Marku, ajo përmendi 4 këshilltarë të bashkisë së Shkodrës të cilët gjykata i kishte shpallur të pafajshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *