• |
ide | kryesore

Kandidati i dytë, akuza PS se paracaktoi Prokurorin e Përgjithshëm

Lajme, Të fundit



E gjithë procedura e përzgjedhjes së një prokurori të përgjithshëm të përkohshëm ka qenë një farsë sipas njërit prej kandidatëve, Granit Shahu. Në një intervistë për Top Channel, Shahu thotë se ai u skualifikua sipas një plani paraprak pasi plotësonte të gjitha kushtet ligjore. Shahu është kandidati i dytë pas Besnik Muçit, që ankohet për procedurën që ndoqën deputetët socialistë për të shkuar tek Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm.

Aktualisht në garë kanë mbetur 3 kandidatë, Arta Marku, Ferdinand Elezi dhe Ermira Tafani. Secili prej tyre ka nevojë për 28 vota për të kaluar në votim të hënën. Duke qenë se PS ka vetëm 74 vota, pritet që, maksimumi dy prej kandidatëve të kalojnë për votim të hënën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *