• |
ide | kryesore

Ben Blushi: Vota në OKB i vlen Turqisë, kjo është e shëmtuar!

Lajme, Të fundit


Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi reagoi për votën e Shqipërisë kundër Donald Trump dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB. Sipas tij asgjë nuk e justifikon votën tonë në OKB, e cila i shërben vetëm Turqisë.

“Asgjë nuk e justifikon votën e djeshme të Shqipërisë në OKB. As raporti me Evropën, as raporti me SHBA, as raporti me historinë dhe as raporti me të drejtën.
Duke mos qenë as strategjike dhe as parimore vota kundër SHBA i vlen më shumë Turqisë se Shqipërisë dhe kjo është edhe më e rëndë më e shëmtuar dhe shumë më e padrejtë. Ne kemi votuar një rezolutë kundër SHBA pa asnjë shkak real dhe pa asnjë arsye serioze” shkruan Blushi.
Sipas tij, historia e votimeve në OKB nuk e justifikon votën pro rezolutës që i kërkon Shteteve të Bashkuara të mos zhvendosin ambasadën e tyre në Jeruzalem.

“Për të gjithë ata që duan të fshihen pas historisë së votimeve në OKB kam një pyetje. Në fund të fundit për çfarë kemi votuar?
Që një vend sovran, në këtë rast SHBA nuk duhet të ketë të drejtë ta zhvendosë ambasadën nga Tel Avivi në Jerusalem. Kush jemi ne që detyrojmë një shtet tjetër, se në cilin vend të një shteti tjetër duhet ta mbajë ambasadën e vet? Kjo që kemi bërë është njëlloj sikur të votonim një rezolutë sipas të cilës SHBA duhet ta mbajnë ambasadën e Kosovës në Beograd. ‘Një shtet levantin’, – do thoshte Faik Konica”©Lapsi.al


5 Comments

    1. devotet albanian .si mishi me thonj jan kopilet e stalinit,titos e popoviq shoket rama,xhafa ruqi e taulante palla,pos ketyre kan vlla erdogan e vuqiq,kan djal teze habilajt,shullazin, kan nun frroket,ndoket,roshin,doshin,kan qires xhelilin e dasjhpezen,nuk te mjaftojn.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *