• |
ide | kryesore

VIDEO/ 6 gola në Arsenal – Liverpool në një ndeshje “të çmendur”

Sport


Arsenal – Liverpool ishte me të vërtetë një ndeshje e çmendur ku u shënuan 6 gola dhe takimi përfundoi në barazim. Është e vështirë të tregosh me pak fjalë atë që ndodhi në këtë ndeshje, por ajo i pati të gjitha, përveç një fituesi.

Të parët kaluan në epërsi miqtë me Philippe Coutinho (26) ndërsa Mohamed Salah (52) dyfishoi për “të kuqtë”. Por, reagimi i Arsenalit ishte i menjëhershëm, madje i frikshëm pasi brenda 5 minutave shënuan 3 gola për të përmbysur rezultatin në 3-2.

Shënuesit ishin Alexis Sanchez (53), Granit Xhaka (56) dhe Mesut Ozil (58) shënuan për topçinjtë. Arsenali nuk arriti të ruajë këtë rezultat pasi Roberto Firmino barazoi rezultatin në 3-3 në minutën e 71-të. Pas këtij barazimi, Liverpool shkon në kuotën e 35 pikëve në vendin e katërt ndërsa Arsenali gjendet një vend më poshtë me 34 pikë. /lapsi.al/


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *