• |
ide | kryesore

Vjen falenderimi i Rexhep Taip Erdogan për votën kundër Amerikës në OKB

Lajme, Të fundit



Pas votimit të rezolutës anti-Trump në OKB, presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan falenderoi të gjithë vendet që mbështetën nismën kundër vendimit të Donald Trump për të zhvendosur amnbasadën amerikane në Jeruzalem. Mes vendeve që bashkuan votën me nismën e Turqisë dhe Jemenit në OKB, ishte edhe Shqipëria.

Në një status në rrjetet sociale, Erdogan shkruan: E mirëpresim me kënaqësi të madhe mbështetjen që morëm nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara për rezolutën historike mbi Al-Quds Al-Sharif. Presim nga administrate e Trump të tërheqë pa vonesa të mëtejshme vendimin e papërshtatshëm, paligjshmëria e të cilit u qartësua nga OKB.

Para votimit në OKB, ambasadorja amerikanë, Nikki Haley i dërgoi një letër të gjitha vendeve që nuk do ta mbështesnin rezolutën, ku përmendej mirënjohja për atë që kishte bërë populli amerikan për këto vende. Por duke qenë se Shqipëria zgjodhi të votojë kundër kërkesës së Shteteve të Bashkuara, në këtë rast i takon mirënjohja e Erdogan, të cilën presidenti turk e shprehu në një mesazh tjetër nga rrjetet sociale.

“Në emrin tim dhe të popullit turk, theksoj mirënjohjen e të gjithë atyre që mbështëtën kauzën e Palestinës dhe Al-Quds Al-Sharif” shkruan Erdogan. Rezoluta e miratuar në OKB dënon vendimin e Donald Trump për ta zhvendosur ambasadën amerikane nga Tel Aviv në Jeruzalem. Nga 193 vende që votuan, 65 nuk e mbështetën rezolutën qoftë duke votuar kundër, qoftë duke abstenuar. Shqipëria u rreshtua në anën e atyre që dënuan vendimin e Donald Trump. Vota kundër ishin 128 gjithsej.© Lapsi.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *