• |
ide | kryesore

Barack Obama jep intervistë për Princ Harryn

Paparazzi, Slider



Barack Obama është intervistuar nga një person i veçantë sot në BBC Radio, nga vetë Princi Harry.  Ish-presidenti i SHBA-ve ka folur për angazhimet e tij gjatë ditës për post-jetën presidenciale.  Ai ka preferuar gjithashtu të japë këshilla për personazhet që kanë një karrierë të mirë dhe post të fuqishëm. Sipas Obama-s këta persona duhet të kenë kujdes me postimet në rrjete sociale . Kjo ishte me të vërtetë një nga ato intervista të rralla ku një i famshëm interviston një tjetër të famshëm. Duke folur për  jetën pas udhëheqjes botërore, Obama i tha princit: “Unë ende kujdesem për t’u siguruar që Shtetet e Bashkuara dhe bota të jetë një vend ku fëmijët marrin një arsimim të mirë. Ku njerëzit janë të gatshëm të punojnë shumë për të gjetur një punë që paguhet.  Pasi Trump mori detyrën gjëja e parë që më shkoi në mendje ishte se isha shumë mirënjohës që gjatë qeverisjes sime kisha në krah Michelle-in.”,- rrëfeu Obama.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *