• |
ide | kryesore

”Youthquacke” fjala e e vitit 2018 nga Oxford Dictionary

F1, Stil


Fjala e Oxford English Dictionary e vitit 2018 është zbuluar si ‘Youthquacke’, është bashkim i fjalëve youth (rini) dhe earthquake (tërmet).

Por problemi i vetëm është se shumë pak njerëz kanë dëgjuar për të.

 

Termi Youthquake përshkruan “zgjimin politik” midis votuesve milenial, por kjo nuk është një fjalë e re.

Ajo u krijua së pari nga redaktori i Vogue, Diana Vreeland në vitet 1960, por u përdor për të përshkruar një lëvizje rinore në botën e modës dhe muzikës.

 

Fjalorët e Oksfordit kanë pranuar se fjala nuk ishte “një zgjedhje e qartë”, por ata thonë se përdorimi i fjalës në fjalimin e përditshëm u rrit pesë herë në 2018-ën.

Studiuesit e përcaktojnë fjalën e vitit duke analizuar gazetat, librat, bloget dhe transkriptet e anglishtes së folur.

Duhet të jetë një fjalë apo shprehje që ka “tërhequr një interes të madh gjatë vitit deri më sot”.

Megjithatë, pasi dëgjuan lajmin se fjala e këtij viti është ‘youthquake’ , shumë njerëz kanë mbetur të hutuar, duke pretenduar se nuk e kanë dëgjuar kurrë këtë fjalë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *