• |
ide | kryesore

6 episodet e “Games of Throne” në transmetim gjatë 2019-ës

Paparazzi, Slider


6 episodet finale të “Game of Thrones” do të transmetohen në 2019-tën: Produksioni i sezonit të tetë nisi në muajin tetor e do të zgjasë deri nga mesi i këtij viti përpara se HBO-ja te jete gati ta transmetoje vitin qe vjen. adhuruesve te serialit tejet popullor do t’ju duhet të presin edhe ca për finalen e tij te madhe. “Game of Thrones” është hiti më i rëndësishëm që HBO ka shënuar ndonjëherë, me 30 milionë shikues vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe një ushtri fansash të devotshëm anembanë globit. Sezoni përfundimtar i tij pritet të zbulojë se cila prej familjeve luftarake të shtatë mbretërive të trilluara të Westeros do të fitojë luftën shumëbrezëshe për kontrollin e fronit të hekurt. Kreu i programit, Casey Bloys, sqaroi se do të filmohen disa përmbyllje të mundshme të serialit me qëllim shmangien e rrjedhjes së informacionit mbi fundin e sagës. Gjithë çfarë dihet, është ajo që krijuesit e show-t, David Benioff dhe D.B Weiss, kanë thënë për “Entertainment Weekly” se duan që “Game of Thrones” të ketë një fund sa më spektakolar që të jetë e mundur.
Hendeku i thellë kohor mes sezoni shtate dhe tete do t`i japë autorit George RR Martin mundësinë që të përfundojë një apo dy librat e rinj mbi të cilët njoftoi në muajin korrik se po punonte. Seritë televizive kane avancuar tashmë ndjeshëm përtej romaneve të tij të botuara të “Akullit dhe Zjarrit”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *